• |
ide | kryesore

Berisha: Rama nuk thotë një fjalë të keqe për Beogradin, vetëm lavdërime për Vuçiçin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Nga Korça, në vijim të turit të takimeve me demokratët, në kuadër të zgjedhjeve të 22 majit për kryetarin e PD, Sali Berisha, hodhi akuza në drejtim të Ramës. Ai tha se kryeministri ka ashpërsuar retorikën ndaj BE, por nuk thotë asnjë fjalë të keqe për Beogradin. Gjithashtu, Berisha shtoi se Rama i thur lavdërime mikut të tij Vuçiç.

“Kemi 9 vite në vendnumëro. Kemi 9 vite mbrapa kthehu, kemi 9 vite që shpërbëjmë ato që arritëm. Dhe tani është e qartë për secilin prej nesh, se jo Brukseli, po të keni parasysh retorikën e Edi Ramës vitet e fundit, ju nuk e gjeni atë të thotë një fjalë të keqe për Beogradin. Jo, absolutisht! Vetëm lavdërime për mikun e tij Vuçiç. E gjeni të thotë, sa herë flet, fjalë kundër Europës, se ata na e kanë fajin, se ata nuk duan”, u shpreh Berisha.



1 Comment

  1. Po si do thote fjale te keqe dashnorja (Ramazanovic) per dashnorin (Vucic)? Qe Vucici eshte sperme Popovici dihet por qe Ramazanovici eshte sperme e Mugoshes, u vertetua.

    Nje minute e me shume te rrije ne pushtet ky bushter, aq me keq e me rrumpalle behet ky vend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *