• |
ide | kryesore

Ukraina: Vazhdon evakuimi i ushtarëve nga fabrika e çelikut në Mariupol

-Instant, Lajme, Planet

Një zyrtar i lartë ushtarak ukrainas tha se vazhdon evakuimi i ushtarëve nga Mariupol, pasi Rusia pretendoi se më shumë se 1700 ushtarë ukrainas janë dorëzuar që nga e hëna, shkruan CNN.

Duke iu referuar mediave në Kiev, gjenerali i brigadës Oleksii Gromov tha se intensiteti i luftimeve në Mariupol është zvogëluar dhe se po vazhdojnë përpjekjet për evakuimin e heronjve tanë” nga fabrika e Azovstal. Disa qindra ushtarë mendohet se janë ende brenda fabrikës.


Rusia ka deklaruar se të burgosurit do të trajtohen në përputhje me ligjin ndërkombëtar, por komiteti hetimor i qeverisë ka thënë se stafi i saj “si pjesë e hetimit të çështjeve penale nga regjimi ukrainas kundër popullsisë civile të Donbasit, do të marrë në pyetje militantët e dorëzuar.

Ukraina tha në fillim të kësaj jave se “misioni luftarak” kishte përfunduar, i cili ishte për javë të tëra streha e fundit e forcave në Mariupol.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.