• |
ide | kryesore

Kë po kërkon policia në Fier, blindohen rrugët e qytetit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një operacion po zhvillohet nga policia mbrëmjen e kësaj të premteje në qytetin e Fierit. Në akset kryesore janë ngritur postblloqe dhe po kontrollohen automjete të shumta sidomos ato luksoze dhe me xhama të errët.

Nuk ende një informacion nëse ky është një operacion kundër kundërvajtësve të kodit rrugor apo kërkohen persona me precedentë penalë. Në terren janë parë forcat e posaçme Shqiponja, patrulla e përgjithshme e Komisariatit Fier, agjentë të policisë kriminale, antidrogës dhe rrugores.

Kujtojmë se në këtë qytet u arrestua 2 muaj më parë Nuredin Dumani që tashmë ka zbardhur një pjesë të ngjarjeve të rënda kriminale të kohëve të fundit. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *