• |
ide | kryesore

Kërcënonte pronaren e një biznesi për t’i marrë para, arrestohet 36-vjeçari nga Fieri

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 36-vjeçar nga Fieri, i shpallur në kërkim, është vënë në pranga nga policia ditën e sotme. Bëhet e ditur se 36-vjeçari me iniciale E. T., ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 3 Tiranë dhe u kap nga  shërbimet e Policisë Lushnjë.

Ai kishte kërcënuar në mënyrë të përsëritur  shtetasen G. V., nëpërmjet thirrjeve telefonike. Më 17 maj ai e ka kërcënuar dhe dhunuar fizikisht në ambientet e biznesit të saj në Rrugën e Barrikadave, duke i kërkuar edhe një shumë parash.

36-vjeçari akuzohet për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, mbetur në tentativë dhe “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *