• |
ide | kryesore

Masakër në Teksas/ Vriten 21 persona nga një 18-vjeçar që qëlloi gjyshen e tij para se të vriste fëmijët

Arkiva, Lajme, Planet



Një masakër e vërtetë ka ndodhur këtë të martë në një shkollë fillore në Teksas, ku një person hapi zjarr ndaj nxënësve duke lënë të vrarë 21 persona, ndërsa ekzekutoi edhe një mësues. Lajmi është konfirmuar edhe nga guvernatori Greg Abbott, i cili tha se autori ishte një 18-vjeçar që ka qëlluar me pistoletë dhe një pushkë. Ai u ekzekutua më pas nga policia. Dyshohet se adoleshenti ka qëlluar gjyshen e tij para se të kryente aktin e rëndë.

Mësohet se fëmijët e vrarë janë të moshës nga 5 deri në 11 vjeç. Para se të hynte në shkollë, autori braktisi automjetin dhe nisi sulmin ndërsa arsyeja e veprimeve të tij mbetet e paqartë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *