• |
ide | kryesore

Masakra e Borovës, ambasadori gjerman kërkon falje për 107 shqiptarët që vranë nazistët

Arkiva, Lajme, Të fundit
masakra e boroves, kolonje, gjermanet, ambasadori, ndjese



“Në këtë vend, në këtë orë, unë si gjerman ndiej turp te madh. Por unë përfaqësoj një Gjermani ndryshe, e sot jam i lumtur që gjermanë dhe shqiptarë kujtojnë këtë ngjarje, përkujtimi është gjëja e nevojshme dhe viktimat kanë të drejtën e kujtesës”. Kështu është shprehur ambasadori gjerman në Shqipëri mbi masakrën e Borovës, të ndodhur 80 vite më parë, ku 107 jetë të pafajshme u dogjën të gjallë nga nazistët.

Jorgjia Leka është 87-vjeçarja e cila mundi t’i shpëtonte kësaj masakre, por fatin e saj nuk e patën motra, vëllai dhe prindërit e saj. Mes lotëve dhe dhimbjeve ajo tregon se para syve të saj ju pushkatua e gjithë familja.

“Nëna na merr të 5 fëmijëve kalojmë kodrën dhe zbresim në një kacube, nuk e mora vesh si Gjermani na gjeti. Na qëlloi. Vritet vëllai i vogël 5 vjeç, motra e madhe 18 vjeçare e merr në krah. Në këtë kohë nëna na merr të gjithëve dhe na kalon poshtë urës. Sipër urës një gjerman tjetër, qëllon, vritet mamaja, një motër, vëllai kurse unë plagosem në këmbë. Ju them që u vranë të gjithë, bile unë pashë e fshatarët që vdiqën. Na çuan na manastir e aty u rritëm”- theksoi ajo për mediat.

Varrezat ku janë eshtrat duhet të kenë një vëmendje më të madhe thotë një pasardhëse e viktimave të masakrës së Borovës. “Mënyra më dinjitoze për të kujtuar këta njerëz është që ky vend te kthehet ne një vend kujtese për viktimat e nazizmit. Ata kanë qenë viktimat të pafajshme prandaj dinjiteti përtej dëshmorëve të atdheut, të qenit martirë, dinjiteti vihet duke i kujtuar e kthyer këtë vend në një vend kujtese për viktimat e luftës se dyte botërore”- theksoi Mikaela Minga, pasardhëse e viktimave të masakrës së Borovës.

E për këtë, kryetari i Bashkisë së Kolonjës u zotua se këshilli bashkiak do t’i japë statusin varreza dëshmorësh. Në 6 korrik të vitit 1943 ushtria gjermane drejt largimit nga Shqipëria drejt Greqisë do të kryente masakrën me të rëndë në popullsinë civile të ndodhur në vitet e luftës së dytë botërore, duke marrë 107 jetë të pafajshmish, nder ta fëmijë, gra e të moshuar.



7 Comments

  1. Kurse nazi-komunistet shqiptare qe ushtruan genocid ndaj popullit shqiptar per 45 vjet

    vrane, torturuan, burgosen, internuan qindra mijera shqiptare per te vetmin faj se e donin

    lirine, nuk kane kerkuar njehere te vetme falje, nuk shprehur asnje shenje pendese dhe sot

    pasardhesit e tyre kalkulojne kushte per shpopullimin e shqiperise nga shqiptaret.

    1. Jo vetem nuk kane kerkuar falje, por mburren se mire ua ben.
      Ja si del familja Felaj, mema e dijes, uzurpuese e nje intitucione.
      Jane kafshe prehistorike qe nuk e njohin ndergjegjen.

  2. Sipas historise, Batalioni alpin gjerman u nis nga Podgorica dhe kur kaloi ne Korce mori nje leje nga prefekti qe te dilte ne Greqi per te ndihmuar ushtrine italiane qe ishte ne veshtiresi. Pra thjeshte do kalonin. Ne Erseke u goditen nga nje grup njerezish. Dhe ata ndaluan e vrane 107 vete. Ndaj, masaker pa lidhje po hajt thuaj u glorifikua pak

  3. Ja çdo të thotë të jesh Gjerman. Kanë kaluar 33 vite që ra komunizmi në Shqipëri asnjë nuk ka reflektuar e të pranojë krimet e tmershme të kryera. Dhe Sërbia të njëjtën gjë. Pra pasardhësit e të dy vende në pushtet sot e njëjta sjellje. Çfarë koincidencë që në fakt është i njëjti burim. Janë antishqiptarë.

  4. As mos kerko falje fare! Komunistet moren pergjigjen e merituar. Jemi ne shqiptaret qe duhet t’u kerkojme falje per llumin gjigand qe kemi sjelle ne Gjermani keto dekada!

  5. Qelbersirat vazhdojne kercejne ne kala te gjirokastres mbi viktimat e horror komunizmit.
    Karma nuk do ju fale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *