• |
ide | kryesore

Vrau kolegun në Komisariat, polici kurohej me antidepresiv kundër skizofrenisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e policit Çaush Saliasi në Komisariatin numër 3 në Tiranë nga kolegu i tij Ludjan Zaimi, i cili tashme akuzohet për ‘vrasje me paramendim’ i punonjësit të Policisë së Shtetit, duke rrezikuar kështu burgimin e përjetshëm.

Edhe pse 25- vjeçari mbajti qëndrim shfajësimi, duket se provat po rëndojnë akuzat ndaj Ludjan Zaimit. Gjatë kontrollit të makinës së tij, por edhe të banesës, policia ka gjetur dhe sekuestruar 56 fishekë, duke i ngritur akuzën e armëmbajtjes pa leje. Ndërkohë gjatë kontrollit të banesës, 25 vjeçarit iu gjetën antidepresiv ‘Seroquel’, i cili përdoret për skizofreni dhe çrregullim bipolar me të cilat ai kurohej për skizofreni.

Nga zbardhja e dëshmisë, Ludjan Zaimi ka thënë se nuk i duronte dot talljet e kolegut të tij Çaush Saliasi i cili sipas tij prej kohesh e ofendonte dhe fyente me fjale të rënda dhe për këtë ka qëlluar 6 herë me armë mbi trupin e 56-vjecarit, duke i shkaktuar vdekjen dhe duke rrezikuar kështu burgim të përjetshëm.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 23 majit brenda komisariatit nr.3. në Tiranë teksa po ndërroheshin turne në sallë ishin dhe kolegët e tjerë. Zaimi kishte 1 vit e gjysmë në Policinë e Shtetit.

Ngrihen pikëpyetje mbi faktin si një person me çrregullime të rënda psikike kishte arritur të futej në radhët e policisë, duke rrezikuar si jetën e kolegëve por edhe të qytetarëve.

25-vjeçari pritet të dal nesër para gjykatës ku do të njihet me masën e sigurisë, ku prokuroria ka kërkuar ‘burg pa afat’.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *