• |
ide | kryesore

Shpërndanin kanabis, arrestohen 2 të rinj në Berat

-Instant, Lajme, Të fundit



Dy të rinj janë arrestuar nga policia e Beratit pasi akuzohet se ushtronin aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Policia bën me dije se ka arrestuar në flagrancë shtetasit Xh.B., 25 vjeç dhe A.M., 25 vjeç, të dy banues në lagjen Uznovë, Berat.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në periudha të ndryshme kohore, kanë ushtruar aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike, në qytetin e Beratit.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, një automjet, një motomjet dhe një sasi parash që dyshohet se është përfituar nga veprimtaria kriminale e shitjes së lëndëve narkotike.

Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *