• |
ide | kryesore

Investitorët e Twitter padisin Elon Musk dhe platformën për ofertën e blerjes

-Instant, Lajme, Planet



Investitorët në Twitter po padisin Elon Musk dhe platformën e mediave sociale për trajtimin e ofertës së miliarderit prej 44 miliardë dollarësh për kompaninë. Sipas pretendimeve të tyre, ai ka shkelur ligjet e korporatave të Kalifornisë në një sërë mënyrash.

Ata akuzojnë shefin e Teslas për “sjellje të gabuar pasi deklaratat e tij të rreme dhe manipulimi i tregut kanë krijuar kaos”në selinë e Twitter në San Francisko”.

Aksionet e Twitter janë rreth 27% më të ulëta se çmimi i ofertës prej 54,20 dollarësh të zotit Musk. Në padi thuhet se Musk përfitoi financiarisht duke vonuar zbulimin e aksioneve të tij të rëndësishme në Twitter dhe planin e tij për t’u bërë anëtar bordi i kompanisë.

Sipas paditësve, disa postime në Twitter të postuara nga Musk, i cili është një përdorues i rregullt i Tëitter me më shumë se 95 milionë ndjekës, ishin “mashtruese”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *