• |
ide | kryesore

PD depoziton në Kuvend rezolutë për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Partia Demokratike ka depozituar në Kuvendin e Shqipërisë një projekt-rezolutë për dënimin e masakrës dhe gjenocidit serb në Kosovë. Ka qenë Alibeaj ai që ka dorëzuar në Kuvend këtë rezolutë, e cila ishte premtur më herët nga PD. Rezoluta e thekson dhe përdor termin “gjenocid” për dhunën e kryer nga forcat serbe në territorin e Kosovës.

Ajo bazohet në raportin e Reporterit Special të OKB-së A/53/322 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, dt. 11.09.1998, për vrasjet dhe ekzekutimet e banorëve shqiptarë në vendbanimet e tyre dhe numrin e madh të të dëbuarve; sikundër dhe në deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Sesionin e 53-të të Komisionit për të Drejtat e Njeriut të OKB-së, E/CN.4/1999/SR.19, dt. 9 korrik 1999, për fundshekullin e 20-të “nën retë e zeza të gjenocidit”, e që karakterizohet edhe nga “fushata e spastrimit etnik të kryer nga autoritetet serbe në Kosovë, që duket se ka vetëm një qëllim: të dëbojë nga Kosova ose të vrasë sa më shumë shqiptarë etnik, duke i mohuar të drejtat themelore për jetën, lirinë dhe sigurinë”.

Rezoluta i referohet krimeve të kryera nga forcat serbe përmes një fushate të planifikuar dhe institucionalizuar në rang shtetëror me qëllim zhdukjen e shqiptarëve dhe ndryshimin e dhunshëm të përbërjes etnike, që rezultoi me dëbimin e rreth 1 milion personave (shoqëruar me konfiskimin e dokumenteve të identitetit, automjeteve apo çdo lloji tjetër me qëllim shkatërrimin e dëshmive për identitetin dhe përkatësinë e tyre shtetërore), vrasjen e rreth 12 mijë civilëve të pambrojtur nga të gjitha etnitë, mes të cilëve 1392 fëmijë dhe 1739 gra.

Gjithashtu në bazën e saj janë 100 masakrat kolektive të evidentuara ndaj popullsisë civile në Kosovë, kryesisht shqiptarë, me shkatërrime të vendbanimeve dhe shtëpive në shumë qytete e fshatra në territorin e Kosovës; duke pasur parasysh tmerret e këtyre akteve brutale ndër të cilat përfshihen djegien e gjallë në prani të të familjarëve, vrasjen mizore të fëmijëve, grave dhe të moshuarve si në Likoshan, ku nga 28 shkurti deri në 1 mars 1998 pati 24 viktima civile.



4 Comments

    1. Pse kaq ngjashem te parendesishme te duken te dyja? Ti thuaj me mire, qe te kordinohen dhe mos te behet ajo cmenduri qe beri Rama me 51 kukullat e tij, ate dite kunder gjenocidit ndaj boshnjakeve, se nuk eshte qe nuk mund te beje vaki dhe kjo gje, Ia ka marre doren tradhetive shefi yt.

  1. Për hallin e tij, Sali Berisha bëri koalicion edhe me Aqif Rakipin, Tom Doshin dhe Vangjush Dakon. Këtë e dinë gjithë demokratët dhe gjithë qytetarët e Shkodrës, Elbasanit dhe Durrësit. Për hallin e tij, Sali Berisha kërkon të shkatërrojë PD-në dhe ta izolojë atë nga çdo partner ndërkombëtar.

    1. Ndersa fenomeni dhe kampioni socialist Brace u mjekua ne Berat, “tranvestiti politik” Rama qenka mjekuar ne Paris.

      Eshte konfirmuar tashme paaftesia e Berishes per te menaxhuar protestat dhe pasojat e renda si shkak i orientimit te gabuar.

      Nga besimi i genjeshtert ne 1996 per mbeshtetje nga “miqte” qe e nxiten me ekstremizmin antikomunist kur e rekrutuan dhe instaluan ne pushtet (SHBA, France, Itali, Greqi), tek verberia dhe letargjia politike ne 2011 per pritshmeri zero se “miqte” kurre nuk mund te mbeshtesnin dhunen antishtet.

      Madje ka te ngjare qe Berisha ende nuk e ka kuptuar ose kupton qe fuqite dhe shtetet e huaja nuk kishin/kane vetem ate ne listat e pagesave. Por edhe te tjere, qe gdhihen ne Tirane dhe ngrysen ne Paris. Apo nisin kamariere, dhe shkelqejne si perkthyes ne UMNIK.

      Nje gje i bashkon me Berishen, ama, njohja e gjuheve te huaja dhe egoizmi politik – si vlera te spikatura qe agjencite e huaj perzgjedhin lidershipat tane te rinj!

      Sidoqofte, meqe Berisha rimori kryesimin ne PD, me “forcat e veta” i paster nga cdo ndikim, ai duhet minimumi te kerkoje falje dhe demonstroje pendese per 1996 dhe 2011. Kjo nuk do te thote qe, te ngjashmit e tij ne anen tjeter te nxisin urrejtje permes ketyre ngjarjeve, dhe te gatisin ndonje rezolute anti Sali, perkunder genocidit serb ne Ballkan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *