• |
ide | kryesore

Osmani: Ballkan të Hapur mund të ketë nëse garantohet trajtimi i barabartë në rajon

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se nisma e Ballkanit të Hapur mund të realizojë qëllimin e saj vetëm nëse ka barazi. Gjatë fjalës së saj në Samitin për Demokraci të Europës Juglindore që po mbahet në Mal të Zi, Osmani tha se bashkëpunimi rajonal është i rëndësishëm, por ka rëndësi edhe se me kë rrethohesh.

“Bashkëpunimi rajonal është i rëndësishëm, por ka rëndësi edhe me kë rrethohesh. Nëse dikush ka qenë ministër i propagandës i Milosheviqit gjatë luftës në Kosovë, ka rëndësi. Nëse autorët nuk marrin përgjegjësi për krimet e kryera, ka rëndësi. Anëtarësimin e Kosovës në NATO e shohim si garancinë e vetme të stabilitetit afatgjatë në rajon. Në nismën ‘Open Balkan’, mund të ketë Ballkan të hapur vetëm nëse e trajtojmë njëri-tjetrin si të barabartë”, tha Osmani.

Kryetarja e shtetit gjithashtu tha se arsyeja pse Kosova dëshiron t’i bashkohet BE-së nuk është vetëm ajo ekonomike, por edhe sepse ka një përputhje mes vlerave të vendit dhe Unionit.

“Kosova dëshiron të jetë pjesë e BE-së, jo sepse ne e shohim atë si një makinë parash, por sepse ne përputhemi me vlerat e saj. Kosova ka harmonizuar sanksionet kundër Rusisë në përputhje me BE-në dhe vendet demokratike. Koncesionet ndaj tiranëve nuk çojnë kurrë në paqe”, shtoi Osmani.

Gjatë ligjëratës presidentja e Kosovës edhe këtu përmendi përvojën e popullit të saj të gjenocidit nga regjimi serb.

“Ne kemi përjetuar luftë dhe gjenocid. Agresioni i Rusisë po teston institucionet dhe aleancën tonë. Neve po na bie ndërmend se liria dhe siguria nuk duhet asnjëherë të merren si të mirëqena”.

 



4 Comments

  1. Kete “kusht” duhet ta perdorim per t’i marr njohjen Serbise, por ne vetvete, kurre sduhet te jemi pjese e kesaj nisme.Plot pretekse mund te gjejme edhe pasi Serbia te na njohi. Nqs Kosova thote keshtu, e vertete qe i merr njohjen Serbise(njenjohje e rendesishme, dhe jo asgje si tani),por pastaj rreziku qe te lind vertete Open Ballkan behet real (se deri tani jane vetem deshira te Vucos, dhe perpjekje te Rames per te bere dicka te panatyrshme dhe jo me miratimin e shqiptareve),ama ne ate rast, ta mbajme me shendet, se edhe ne rastin me te mire sikur Shqiperia, bashke me Kosoven dalim (duke gjet nje pretekst) nga Open Ballkan pasi ia kemi marre njohjen,eshte e sigurte qe Mali i Zi dhe Bosnja sdalin.pra kemi lene mbrapa nje jugosllavi te rem e 4 shtete. Jo me, qe sa te jete Rama as Shqiperia sdel me po u fut. keshtu qe eshte shume e rrezikshme kjo ide. Njohjen Serbia heret a vone do e beje,maksimumi brenda 2023,por Open Ballkan mbetet aty per nja 10-20 vite. Per 20 vite, serbet do e kolonizojne Adriatikun, do e shnderrojne ne nje shtet te dyte serb Malin e Zi, dhe atehere edhe po na doli gjumi, do jete vone.Keshtu qe ,JO OPEN BALLKAN, as ne kembim te njohjes

    1. Nje Serbi, qe per shkak te gjenocideve qe ka bere apo edhe si i vetmi shtet(zyrtarisht) pro-rus ne EU , tani eshte e urryera e Europes,.Nje Serbi qe,tani, edhe pa dalje ne det(gje qe ia ka veshtiresuar edhe komunikimin me Rusine, apo zhvillimin ekonomik), po behet kaq e rrezikshme dhe e bezdisshme . Imagjinojeni ne nje situate tjeter (po te behet realitet Open Ballkan) do kemi 3 shtete serbe ne ballkan (Serbia, Serpska e Bsnjes, dhe Mali i Zi), me nje vije detare qe jo vetem do e beje ekonomine e saj super monopol ne Ballkan,dhe shkaterrues per ekonomite shqiptare,por do e fuqizoje edhe ushtarakisht (e si rrjedhim ushtria shqiptare do duhet qe shumicen e bugjetit ushtarak ta fokusoje drejt forcave detare,ndryshe nga tani). Nje Serbi, qe ne ate situate, do jete edhe me e perkedhelur nga Europa,sepse ka pranu pavaresine e Kosoves dhe ti veje disa sanksione simbolike Rusise, me miratimin e heshtur te vete ruseve,pra nje Serbi super e fuqishme e perkrahur jo vetem nga Ruso kinezet por edhe nga BE.E kujti duhet nje Serbi e tille? PRa kujt iu deshka dhe i leverdiska Open Ballkan>?Normal qe vetem serbeve dhe maqedonasve,por kurrsesi shqipatreve ,malazezev dhe boshnjakeve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *