• |
ide | kryesore

Aksident në Tiranë, shoferja humb kontrollin e makinës dhe del nga rruga, plagoset pasagjerja

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në rrugën “Kuvajt”, në Tiranë.

Policia njofton se një shofere ka humbur drejtimin e mjetit të saj dhe më pas ka dalë nga rruga.

Si pasojë është dëmtuar pasagjerja, shtetasja E. D., e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 31.05.2022, në Rrugën Kuvajt, shtetasja L. S., duke drejtuar mjetin e saj, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar pasagjerja, shtetasja E. D., e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.” – bën me dije policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *