• |
ide | kryesore

Arrihet marrëveshja në Këshillin Europian, ndalohet eksporti i naftës ruse në BE

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kur gjatë mbrëmjes së djeshme presidenti hungarez Victor Orban vijonte me kërkesat e tij, duke mos i dhënë “dritën jeshile” rezolutës së Këshillit Europian mbi embargon ndaj naftës ruse, u mendua se gjithçka mund të kthehej në një dështim që do të kishte pasoja dhe do të evidentonte një përçarje domethënëse brenda Bashkimit Europian. Por “gjuha e përbashkët” u gjet pak minuta para mesnatës, duke i dhënë një peshë të rëndësishme dhe ndoshta vendimtare paketës së gjashtë të sanksioneve ndaj Kremlinit, si pasojë e sulmit rus ndaj Ukrainës.

Presidendi i Këshillit Europian, Charles Michel shkruan: “kemi arritur marrëveshjen për të ndaluar eksportin e naftës ruse në Bashkimin Europian. Ky ndalim përfaqëson 2/3 të importeve të naftës nga Rusia, diçka që i shkurton dukshëm burimet e financimit të luftës. Duhet presion maksimal ndaj Rusisë në mënyrë që lufta të përfundojë”.

 



4 Comments

  1. Rusia do e shesi naften ne Azi…. pa shit ska per te ngel, eshte gati Kina, India etj per naften Ruse. Pyetja qe duhet te bejm a eshte e gatshme vertete Europa ti shkoje perballe Rusise? E se deri ne cfare pike e ka seriozisht? Deri tani duket qe nuk e ka seriozisht po shihet qarte qe behet gjithcka qe interesi ekonomik i saj te mos cenohet. Ne te kundert pse bllokohet nafta tani e jo qe ne mes te Shkurtit, pra 3 muaj me vonese, pra 3 muaj qe financiarisht “furnizohet” Rusia, po me gazin??? Pse importet e gazit nuk ndalohen? Pra duket qarte qe kjo eshte hipokrizi, bejm sa per sy e faqe sikur po godasin Rusine, nderkohe nen rrogoz i lutemi qe te vazhdojme kooperimin ekonomik.
    Nqs Europa do e kishte seriozisht do duhej te ishte e gatshme per lufte me Rusines. Pra, ndalese totale e cdo marredhenie ekonomike me Rusine qe nga dita 1 e luftes. Cka do te thote ndalim i gazit, naftes, grurit, qymyrit e metaleve ne menyre absolute qe ne diten e pare te luftes, pak rendesi nese qytetaret Europiane sdo kishin drita, nafter per makinat, gaz per ngrohje apo cmime te kripura neper supermarkete (nqs do e kishte seriozsht pra kshu do kishte vepruar). E pergatitje maksimale per nje pershkallezim te luftes, qe do te thote ushtarakisht i tere arsenali ushtarak i shteteve Europiane drejtuar drejt Rusisise e trasferuar ne shtetet kufitare te Natos me Rusine.
    Pra, Europa nuk e ka seriozisht….

    1. Po o mjeshter po, flisni si spevialista te keshit. Rusia nuk e shet dot naften diku tjeter sepse nuk ka i frastukturen e duhur per ta bere nje gje te tille. Me ca do e coj naften deri ne Kine e Indi, me frymen e shenjte. Aktualisht Rusia ka vetem nje tubacion shume te vogel qe e lidh me Kinen, dhe ai eshte xha 100% te kapacitetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *