• |
ide | kryesore

FOTO/ Mashtroi mbi 40 persona, arrestohet 31-vjeçarja nga Tirana

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në policinë e Tiranës ka arrestuar mashtruesen Verjana Gega.

Vënia e saj në pranga është bërë edhe me urdhër prokurorie.

Ndaj 31 vjeçares ishin depozituar të pakten 40 kallëzime nga persona të ndryshëm, mes të cilëve edhe familjarë të së resë.

Gega u ka marrë atyre shuma të mëdha parash duke i mashtruar me viza dhe punësime jashtë territorit shqiptar.

Qytetarët e mashtruar janë kryesisht mes Tiranës dhe Elbasanit.

Rasti i fundit kur ajo është denoncuar për mashtrim është bërë nga një shtetas kosovar, i cili i kishte dhënë asaj shumën prej 16 mijë eurosh për ta pajisur me pasaportë shqiptare.

Mashtrimi për kontrata pune në Gjermani, kompania u kthen lekët pas tre  vitesh - Gazeta Express

Verjana Gega Archives - Opinion.al



4 Comments

  1. MASHTROJ 40 PERSONA ARRESTOHET ESHTE E DREJT PO QEVERITARET QE MASHTROJN GJITH SHQIPTARET PER 1 SHEKULL PERSE SA RRESTOHEN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *