• |
ide | kryesore

Frekuencat dixhitale, Gjykata e Strasburgut rrëzon padinë e kompanisë së Becchetit ndaj Shqipërisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg vendosi në 10 maj të cilësonte si të papranueshme një padi të kompanisë AGONSET të biznesmenit kontrovers italian Francesco Becchetti kundër Shqipërisë.

Agonset paditi në vitin 2015 Shqipërinë për diskriminim dhe shkelje të lirisë së shprehjes, për shkak se Autoriteti i Mediave Audiovizive nuk e ftoi në garën për ndarjen e frekuencave të transmetimit dixhital, ku u thirrën vetëm kompanitë me licenca kombëtare transmetimi.

Të njëjtës padi kompania i bashkëngjiti në vitin 2016 ankimin për sekuestrimin e saj, pas akuzave penale ndaj Becchettit dhe personave të tjerë të lidhur me të.

Në arsyetim gjykata shprehet se padia nuk ishte e pranueshme për shkak se kompania nuk kishte shfrytëzuar ankimin në gjykatat shqiptare.

Gjykata ka rrëzuar edhe pretendimin e kompanisë se ndjekja e rrugës ligjore në Shqipëri ishte e kotë, duke arsyetuar se vetëm ky dyshim “nuk ishte arsye e vlefshme” për të mos i ezauruar këto mundësi.

Në vendimin e shkurtër thuhet se gjykata nuk e kishte marrë në konsideratë ankimin kundër sekuestrimit, pasi ai nuk ishte bërë në formën e duhur.

Biznesmeni italian Francesco Beccheti, i shpallur në kërkim nga Shqipëria që prej vitit 2015 u dënua në Gjykatën e Tiranës në shkurt të këtij viti për akuzat e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën, krijimit të skemave mashtruese, pastrimit të parave dhe falsifikimit me 17 vite burgim.

Bashkë me të u dënuan edhe ortakë dhe bashkëpunëtorë të tij. Çështja është ankuar në Gjykatën e Apelit.

Ndërkohë Becchetti dhe kompanitë e tij kanë fituar rreth 108 milion euro në dëmshpërblime në gjykata të arbitrazhit./ BIRN



3 Comments

  1. kur gjykatat perdorin marifet teknik per te rrezuar ceshtje, i bie qe me te drejte moralo-ligjore s’te rrezojn dot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *