• |
ide | kryesore

Qeset plot me kanabis në banesë, arrestohet 61-vjeçari në Lezhë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 61-vjeçar është arrestuar në Lezhë pasi është kapur me kanabis në banesë. Pas kontrollit policia gjeti në banesën e Preng Gjokës, 2 qese me kanabis, rreth 1.3 kg.

” Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, gjatë kontrolleve, duke përdorur hetimet proaktive dhe duke vlerësuar informacionet e siguruara, kanë goditur një tjetër rast të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit P. Gj., në fshatin Kaluer, Njësia Administrative Ungrej, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 qese me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë rreth 1.3 kg.”shkruhet në njoftimin e policisë.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *