• |
ide | kryesore

Sanksionet, Vuçiç: S’mund ta humbim mbështetjen e Rusisë për Kosovën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në forumin “GLOBSEC 2022” në Bratislavë të Sllovakisë, ka thënë se nuk mund ta humbasë mbështetjen e Rusisë për Kosovën, duke i vendosur asaj sanksione për shkak të agresionit rus në Ukrainë.

Këtu ai e shtoi një gjë jo të zakonshme për Rusinë, duke thënë se Serbia nuk është aleate e Rusisë meqë e ka “dënuar politikisht dhe qartë” për atë që po ndodh në Ukrainë, por nuk vendosi sanksione ndaj Rusisë.

Vuçiq ka theksuar se duhet kuptuar situata politike, sepse Serbia gjithmonë ka pasur mbështetjen e Rusisë dhe Kinës për çështjen e Kosovës dhe nuk dëshiron ta humbasë atë lloj mbështetje.

Ai shtoi se rreth 42 për qind e serbëve mendojnë se lufta në Ukrainë është e gabuar, por 76 për qind e tyre janë kundër sanksioneve kundër Rusisë, shkruan RTS, transmeton Gazeta Express.

“Politikisht, juridikisht, ne po sillemi parimisht, sepse Serbia është gjithmonë në anën e integritetit territorial të Ukrainës, por unë përsëri pyes pse sot të gjithë ata që janë me zë të lartë në ruajtjen e integritetit territorial të Ukrainës nuk e bënë këtë në vitin 1999?”, tha Vuçiq.

Duke thënë se ka bërë shumë për Ukrainën, Vuçiq tha se “ne nuk do të jemi pjesë e luftës në Ukrainë, sepse këtë nuk e duam”.

Megjithatë, para disa ditësh Serbia lidhi një marrëveshje trevjeçare me Rusinë për t’u furnizuar me gaz në mes të thirrjeve për bojkotim të gazit rus nga shtetet perëndimore.

Gjatë diskutimit në këtë forum, Vuçiq tha: “Më vjen keq ta them këtë që askush nuk do ta dëgjojë, por të gjithë bashkë e bëjmë, nuk mund të mbijetosh pa gazin rus”, citohet të ketë thënë Vuçiq./Express/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *