• |
ide | kryesore

I “hapi rrugën” nga Stambolli, Meta uron pasardhësin e tij Bajram Begajn

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti aktual i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka uruar pasardhësin e tij të sapozgjedhur, Bajram Begajn. Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Meta i dërgon urimet Begajt, për kandidaturën e të cilit kishte deklaruar më herët se nuk do të bëhej pengesë. Kujtojmë që ky i fundit u votua si kreu i ri i shtetit me 78 vota “pro”.

Ish-shefi i shtabit të Përgjithshëm Bajram Begaj, emri i të cilit doli nga PS, do të jetë pasardhësi i Ilir Metës dhe të qëndrojë në krye të shtetit për pesë vitet e ardhshme.



5 Comments

  1. Presidenti Meta nuk ka pse te behet dige per nje opozite te shkermoqur qe e ka lene ne balte edhe ne 2008, per te mos folur per kohen e Lulushit.

    Me duket sjellje normale per nje funksionar shteti qe mbaron detyren dhe mund te behet kamikaz.

  2. Sali Berisha i ka ofruar Shqipërisë si President, dikë që kulmin e karrierës në ushtri e ka pas gradën kapter ndërsa Edi Rama i ka ofruar dikë, që si ushtarak e ka gradën “Gjeneral” dhe ka prekur kulmin e karrierës në ushtri, ndërsa si profesion dhe formim është mjek si Sali Berisha,po lleshin pse nuk e dekretoje ky likja e floririt dhe tani dekretoje nga stambolli baromin

  3. Sido qe te zgjidhet dhe kushdo qe te zgjidhet nuk ka cfare ti beje nje populli qe nuk e do lirine.
    Prej mijera vjetesh nen pushtim populli shqiptar nuk e koncepton ndryshej shtetin vecse si dhune
    dhe kur ska dhune nuk e vlereson fare si shtet. sa me shume ta varferpje, sa me shume ta keqtrajtoje
    sa me shume ta poshteroje aq me shume rritet dashuria e popullit per sundimtaret.
    -Me duket se eshte zemerue beu qe nuk po me rreh- kishte degjuar meshtari Gjon Shllaku ne
    Myzeqe ne vitet 30 te shekullit te kaluar.
    Sot beu nuk te rreh me kamzhik por me taksa, me cmime te larta, me papunesi, me korrupsion, me
    kriminalitet, me zbatim selektiv te ligjit, me prishje shtepish, me rushfete te majme, me shkelje te
    drejtash, Ky bej i ri eshte e ashtuquajtur rilindje, nje sekt i rrezikshem qe po e zhben popullin
    shqiptar.

  4. presidenti i berishes ka qene vete nje komunist dhe nje tjeter kapter i skenderbegasve qe deshen ta rivendosin ne tirane bustin e enver hoxhes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *