• |
ide | kryesore

Izolohet pacienti, dyshohet se lija e majmunëve ka mbërritur në Kosovë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar para pak minutash se ka konstatuar një rast të dyshimte me linë e majmunëve.

Në njoftimin për media thuhet se “Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, me datë 3 qershor 2022 në ora 17:41, nga Klinika Infektive ka pranuar një raportim për një rast të dyshimtë me linë e majmunëve (monkeypox). Pacienti është mashkull, i lindur më 1953 nga komuna e Dragashit.

Është i hospitalizuar në Klinikën Infektive, QKUK me datën 3/06/2022 dhe i është marrë mostër nga ndryshimi lëkuror dhe do të dërgohet për analiza laboratorike. Gjendja e pacientit është stabël.

Po vazhdon mbikëqyrja epidemiologjike e pacientit dhe gjurmimi i kontakteve.

Mostra do të dërgohet në laboratorin referent të OBSh në Holandë, presim edhe rezultatet laboratorike deri në diagnozën përfundimtare sipas kritereve të parapara.

Pacienti është në izolim, i hospitalizuar në Klinikën Infektive, QKUK.

Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK, njofton qytetarër e Republikës së Kosovës, se për çdo informatë të re, opinioni publik do të informohet në kohë reale, dhe se situata është e qetë dhe stabile.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *