• |
ide | kryesore

Rama kërkon vota për Begajn: Më në fund jemi lehtësuar, një njeri normal në krye të shtetit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka mbledhur grupin parlamentar të PS për të mbledhur firmat e nevojshme për kandidaturën e Bajram Begajt për president. Gjatë fjalës së tij para deputetëve, Rama se Begaj përmbush kriteret si një njeri normal në krye të shtetit, pas atyre që kanë ndodhur gjatë këtyre viteve.

Kryeministri nuk e cilëson të lehtë procesin, por theksoi se më në fund ndihen të lehtësuar që mundën të sjellin një kandidaturë që plotëson kriteret.

“Një proces që për natyrën e vet është jo i lehtë, për shkak se siç e kemi diskutuar bëhet fjalë për të identifikuar një figurë që do të përmbushë kërkesa shumë specifike, por për të garantuar edhe respektin dhe moscënimin e të gjithë kandidatëve potencialë në një proces diskutimi q kthehet në thashethemnajë. Kështu procesi që ne zhvilluam këtu në grup na dha të drejtë në fund.

Marrja e propozimeve nga gjithë anëtarësia e grupit me zarfe që u vunë në dispozicion të kryesisë për një diskutim konkret. Na mundësuan që të arrijmë në një konkluzion që përmbush nevojën për një njeri normal. Për një figurë me profil sa të lartë, aq edhe të paangazhuar në gjithë përplasjet apo rrugët që kryqëzohen në arenën politike. Kjo na bën të ndihemi sot të lehtësuar nga barra e përzgjedhjes si forca dominuese që ka përgjegjësinë. Dhe po ashtu na bën të ndihemi mirë me shqiptarë përtej hapësirave të kufizuara”, tha Rama.



26 Comments

  1. Shyqyr qe me ne fund do te vihet nj njeri i denje ne ate post dhe nje njeri me standartet e duhura per ate karrige

  2. Zgjedhja e nje figure si begaj eshte nje plus per shtetin me gjithe njohurit dhe profesionalizmin qe ky person ka do ta bej shume mire punen e tij

  3. Ne krye eshte Rama, me ANORMAL nuk mund te gjesh ne kete vend, hiq Spitalin e te Cmendurve, qe mos tja hame hakun dhe atje ke nje kartele

    1. Bajram Begaj nje figure e denje per popullin tone qe ka cfar ti jape popullit shqiptar ju pergezoj qe keni bere nje zgjidhje te duhur

    1. o zyber o te rafte nje pike: sic thote rama vet ne nuk jemi republike presidenciale po republike ku pushtetin kryesor e ka km….dmth Une rama. Ca ndryshimi pret a anadollak?

  4. Zgjedhje e duhur begaj nje figurt e denjt per vendin tone,falenderojme dhe z.kryeminister per zgjedhjen e presidentit te ri se te ishte per opoziten pale naj emer fantazme do jepnin

  5. Njeri normal ne nje shtet anormal! Zgjedhja e tije eshte antikushtetuese pra anormale si vete shteti! Tung o tradhtar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *