• |
ide | kryesore

Tjetërsuan lulishten për të ndërtuar pallat, Gjykata e Sarandës liron 4 nga 6 të arrestuarit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata e Sarandës ka vendosur që Drejtori i Urbanistikës në Bashkinë e Sarandës Pandi Zhonga të qëndrojë në arrest shtëpie.

Por të njëjtin fat nuk e kishte Aleko Anagnosti noter në Sarandë ndaj të cilit u dha masa e sigurisë arrest me burg.

Edhe Rovena Alikaj, Juriste pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës ka mbetur në arrest në shtëpie.

Zhoga, Anagnosti dhe Alikaj dyshohet se në bashkëpuniom me njëri tjetrin kanë tjetërsuar 10 mijë metra katrorë lulishte në Sarandë, ndërsa kanë dhënë leje për të ndërtuar objekte të ndryshme.

Gjithashtu Gjykata ka vendosur masat e sigurisë arrest me burg për “Fredi Merkuri” ndërsa “arrest në shtëpi” për Argonida Canaj dhe Valter Llomin, që dyshohet se janë përfitues të kësaj toke.

Ka qenë gjyqtari Shkelzen Liçaj I cili ka liruar 4 nga 6 të arrestuarit me urdhër të Prokurorisë së Sarandës për tjetërsimin e mbi 10 mije m2 truall në bregdet me dokumenta të falsifikuara. Prokurori Kledian Llaho kishte kërkuar “Arrest në burg” për 5 nga të arrestuarit dhe “Arrest në shtëpi” për Rovena Alikajn, por pas 3 ore e gjysëm seancë, Gjyqtari ka vendosur masa të tjera për 4 të arrestuarit.

Në lidhje me tjetërsimin e tokave në Sarandë janë shpallur në kërkim edhe Behar dhe Bedri Muçobega të cilët dyshohet se janë gjithashtu përfitues të tokës.

 



2 Comments

  1. Rruga Kardhiq -Delvine filloi me 2007.Qeveria e Saliut beri 18 km ne zonen fushore nga te 2 anet. Edit i mbeten 16 km ne teren te veshtire dhe nje tunel rreth 1900 m. Qeveria e Rames ka 9 vjet dhe nuk e mbaron akoma. Pse? Se nuk kane ndertuar oligarket resorte, se ata e komsndojne Ramen. Shikoni tuneli i Llogorait, per 5 muaj jane hapur 2 km tunel. Me rrugen e Kardhiqit mashtrimi do vazhdoj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *