• |
ide | kryesore

Bale te Cardiff City ka vetëm një problem: një javë rrogë e uellsianit kalon pagën e gjithë skuadrës

-Instant, Sport



Uellsi bëri histori, edhe me ndihmën e njeriut më përfaqësues. Pasi kualifikoi në fazën finale të Botërorit pas 64 vitesh, sulmuesi është i papunë nga qershori, ndaj dhe duhet të gjejë një ekip. Siç raportohet nga BBC, Cardiff City po shton përpjekjet për të përfunduar firmën me kapitenin e Uellsit, por ka disa pengesa që duhet të kapërcehen.

Bale, 32 vjeç, është tashmë i disponueshëm me parametër zero. Cardiff City është shumë i interesuar për lojtarin, por duhet të gjejë një marrëveshje për pagën dhe perspektivat. Nga pikëpamja financiare, operacioni është i papranueshëm. Bale, në Madrid, fitonte 600,000 paund në javë. Me të njëjtat para dhe të njëjtin periudhë kohe, klubi i kryeqytetit uellsian paguan pagat për të gjithë lojtarët. Natyrisht, Bale është i gatshëm të lejojë një ulje të konsiderueshme page, në kohën kur lëvizja do të kishte një tërheqje të madhe marketingu për klubin.

Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse edhe perspektivat përputhen. Cardiff po ëndërron për një investim afatgjatë për të tentuar ngjitjen në Premier League me njeriun ikonë të Uellsit. Nga ana tjetër, Bale duket i interesuar për gjashtë muaj ose më së shumti një vit, koha e nevojshme për t’u paraqitur në një gjendje të mirë fizike në Katar. Në këtë kuptim, ai ka qenë gjithmonë shumë i qartë. Ai nuk ka ndërmend të plaket duke luajtur futboll dhe, siç dihet, ka interesa të tjera që nuk përputhen me botën e futbollit.

Për të zhbllokuar situatën, mund të shërbejë një zgjedhje e mundshme jete. Bale në Cardiff është një idhull absolut dhe i padiskutueshëm. Ai ka nisur disa biznese dhe mbi të gjitha ka zgjedhur kryeqytetin e Uellsit për të jetuar, pasi të varë këpucët në gozhdë. Bashkë me gruan e tij ai ka ndërtuar një vilë fantastike në periferi të qytetit. Me faktorin emocional, së fundmi, lidhet edhe një dëshirë sportive. Lidhja me Uellsin ka qenë gjithmonë shumë e fortë. E Bale nuk ka arritur kurrë, në karrierën e tij, të luajë me një ekip nga vendi i tij. Karriera e tij e çoi menjëherë në Angli, ku veshi fanellat e Southampton dhe Tottenham, përpara se të nisej për në Madrid.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *