• |
ide | kryesore

Berisha “zbut” tonet me Metën: Nuk kam asnjë qejfmbetje

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se nuk ka asnjë qejfmbetje me presidentin aktual Ilir Meta, pas “përplasjes” për dekretin e lirimit nga detyra si Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-ve, të kreut të ri të shtetit Bajram Begaj.

I pyetur për deklaratat e Metës dhe kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi për ta çuar në Gjykatën Kushtetuese dekretin Berisha tha se do të donte vetëm që Meta ta kishte shtyrë për raundin e pestë.

“Jam shumë i kursyer në atë drejtim, e vërteta është se kushtetuta nuk njeh kufizim, por gërma është gërmë, nuk ka kufizime, je jashtë apo brenda si Kushtetutë. Si frymë pastaj, ka diskutim. Të vetmin qefmbetje që kam është që ta kishte shtyrë për në raundin e pestë dhe shanset që të dështonte ai raund nuk ishte i vogël.

Presidenti tha nuk ka krisje me ju, po ju keni një qejfmbetje me Metën?

Jo, jo asnjë! Të vetmen qejfmbetje që kam, që do doja ta kishte shtyrë për raundin e pestë dhe shanset për një dështim të raundit të pestë nuk ishin të vogla.”, tha Berisha.



4 Comments

  1. Ik o berish ik, ke pergjegjsine kryesore per shperberjen e opozites, e kthyet kete vend 30 vjet prapa ne sistemin njepartiak

  2. E vërteta është se meta se ka hedhur ate firme pa pas ti dijeni.
    Jeni të mosketieret e errësirës shqiptare.

  3. Babi Zenit s’mund të fshihet dhe të bëjë sikur nuk dëgjon dhe s’kupton, po na izolon partinë ndërkombtarisht

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *