• |
ide | kryesore

Refuzoi të mbështeste pushtimin e Ukrainës, largohet nga Rusia kryerabini i Moskës

-Instant, Lajme, Planet



Kryerabini i Moskës, Pinchas Goldschmidt, ishte nën presion nga autoritetet ruse për të mbështetur pushtimin e Ukrainës, por refuzoi ta bënte këtë dhe u largua nga Rusia. Kjo u bë e ditur nga Avital Chizhik-Goldschmidt, një gazetare në Shtetet e Bashkuara dhe nusja e djalit të autoritetit fetar hebre.

“Më në fund mund t’ua bëj të ditur të gjithëve se vjehrrit e mi janë vënë nën presion nga autoritetet për të mbështetur publikisht ‘operacionin special’ në Ukrainë dhe kanë refuzuar ta bëjnë këtë”.

Sipas saj “ata ikën në Hungari dy javë pas pushtimit rus dhe tani janë në mërgim nga komuniteti që ata donin, ndërtuan dhe rritën fëmijët e tyre për më shumë se 33 vjet”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *