• |
ide | kryesore

Dybala i tha ‘po’ Interit: brenda javës firma për ta veshur Joya-n zikaltër

-Instant, Sport



Paulo Dybala ka ndjekur gjithçka nga Miami, ku ndodhet me pushime me partneren e tij, padyshim duke u përditësuar nga menaxheri i tij Antun. Asnjë surprizë, gjithçka pak a shumë siç pritej, duke përfshirë edhe përplasjet verbale të përfolura, lojë normale e palëve në çdo negociatë. Por nga ana tjetër, ajo që Interi ishte gati të ofronte, dihej prej ditësh, nëse jo javësh. Ajo e djeshme, në selinë e zikaltërve në Viale della Liberazione, ishte në thelb një lloj shfaqjeje në favor të kamerave dhe gazetarëve. Aprovimi i argjentinasit është dhënë, firma – të gjithë janë të sigurt – do të arrijë së shpejti. Një javë dhe gjithçka do të ratifikohet. Më pas do të mbetet për t’u zgjedhur vetëm numri i ri i fanellës së tij zikaltër.

Paga bazë duhet të jetë 6 milionë neto në sezon, plus bonuset për të arritur në 7 milionë, nga të cilat një pjesë e mirë lehtësisht e arritshme, për të plotësuar, edhe pse jo krejtësisht, kërkesat e Antun. Edhe kjo, nga ana tjetër, bie në kompromiset normale të çdo negocimi. Ka ende vend për negociata për kohëzgjatjen e marrëveshjes, duhet gjetur akordi mes një katërvjeçari apo trevjeçare me opsion për vitin e katërt. Gjithashtu për sa i përket bonusit të mundshëm të firmës – praktikë e përdorur në rastin e marrëveshjeve me lojtarë me parametër zero – diçka duhet të sistemohet. Por, siç u përmend, më e shumta është bërë. Ose më mirë, gjithçka është në dritë të diellit, pas kontakteve të javëve të fundit. Ajo që ka rëndësi tani është se Dybala ka përqafuar plotësisht projektin e Interit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *