• |
ide | kryesore

U arrestuan gjatë operacionit ‘Plumbi i artë’, sekuestrohen pasuritë e Gentian dhe Mustafa Sharrës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Autoritetet ligjzbatuese në Elbasan kanë dalë në një deklaratë për mediet, ku kanë njoftuar sekuestrimin e disa pasurive që i përkisnin shtetasit Gentian Sharra dhe familjarëve të tij. Në kuadër të hetimeve pasurore për persona të dyshuar si anëtarë të grupeve kriminale, për pasuri dhe asete që dyshohen se i kanë burimet nga veprimtaria kriminale blutë njoftojnë se është finalizuar operacioni policor i koduar “Illegal assets” dhe është sekuestruar pasuria me vlerë rreth 5 milionë euro të Sharrës dhe babait të tij.

Drejtori i Policisë Elbasan, Ardian Çipa, tha se këto pasuri, vila, biznese, toka arë dhe të tjera, ishin përfituar nga aktiviteti kriminal.

“Gentian Sharra, 48 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë, me aktivitet kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, i dyshuar për grabitjen e një sasie të madhe parash në Rinas, si dhe i arrestuar në kuadër të operacionit policor Golden bullet”, njofton drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, Ardian Çipa.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *