• |
ide | kryesore

Studimi/ Vlora dhe Shkodra qytetet më të goditurat nga krimi

Lajme, Të fundit



Qarqet e Vlorës dhe Shkodrës edhe këtë vit perceptohen si qarqet më të rrezikuara nga kriminaliteti. Ky është përfundimi i një studimi të mbështetur nga OSBE për sigurinë publike.

Vlora dhe Shkodra janë qarqet më të rrezikuara në krimi në Shqipëri, sipas perceptimit të qytetarëve në një studim të mbështetur nga OSBE.

37 % e qytetarëve të pyetur kanë vlerësuar se policia e Vlorës është e pasukseshme në parandalimin e krimit, ndërsa 33.63% thonë se ka dështuar në kapjen e autorëve të krimeve.

9.45% e të pyeturve pretendojnë se janë vjedhur 12 muajt e fundit, ndërsa e njëjta masë qytetarësh të Vlorës, kanë pranuar se janë kërcënuar fizikisht, por shumica nuk e ka raportuar në Polici.

Vlora prej vitesh qëndron në krye të qarqeve më problematike për kriminalitetin, por të dhënat sipas zëvendësministrit të Brendshëm tregojnë një përmirësim në vazhdimësi të situatës.

Në 10 muaj, Vlora është tronditur nga vrasje e atentate. Disa nga këto ngjarje mbeten pa autorë, sikurse edhe të tjera ngjarje të bujshme ndër vite.

Për zbardhjen, Hodaj kërkon që policisë ti lihet koha e duhur. Edhe për vitin 2018, Vlora ishte qyteti me kriminalitetin më të lartë në vend me 57 mijë raste të kallëzuara në Prokurori.



1 Comment

  1. Njerezit ecin perhere e ma me ngut.
    Se per ku : as ata vete s,e dine.
    Drejt vetes ,jashte vetes.
    Kane harruar buzeqeshjet ,miresite
    dhe shpirtin kane tretur!
    Rendin drejt askunit duke qeshur pa qeshur,
    drejt lumturise boheme ,
    vargojsh shpirtrash , te rudhur te vdekur.
    Drejt mireqenjes , komoditetit ,virtualitetit
    duke humbur vetveten !
    Rendin drejt mitit,heroit,liderit,pompozitetit,
    duke vrare te thjeshten, te zakonshmen te ngohten hyjnore
    qe u pershperit embel ne vesh :
    mos me kerkoni larg , mbyllni syte,
    brenda vetes shikoni :
    Ja ku jam!
    E ne kete peshtjellimin per kapjen e qellimit .
    Ne mishmash idesh konceptesh qe mpijne.
    Nen tingujt e zhurshem ,te metalte qe therin
    Ne zderhallje egosh varferi shpirti ,
    Therras me sa fuqi kam:
    -O njerez ku shkoni,kthehuni, pushoni pak;
    Keni harru Zotin!
    Merrni frymen qe munguar ju ka: ……. . ……..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *