• |
ide | kryesore

VIDEO/ Kapet 2.2 ton kokainë në Peru, ishte porositur nga 2 shqiptarë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia peruane njoftoi se shkatërroi një bandë të trafikut të kokainës, që vepronte mes Kolumbisë, Ekuadorit dhe Shqipërisë. Sipas autoriteteve peruane “kokat” e këtij rrjeti të trafikut ishin 2 shqiptarë ndaj të cilëve është lëshuar urdhër-arresti ndërkombëtar.

Gjatë një aksioni të quajtur “Bitcoin”, policia sekuestroi 2.2 tonë kokainë, ku u arrestuan 7 persona. Droga ishte fshehur në kutitë e aspargut. Policia tha se droga do të dërgohej nga porti i Callao pranë kryeqytetit peruan Lima, në Roterdam të Holandës.

Sipas autoriteteve peruane, 2 shqiptarët ishin autorët e trafikut të kokainës, ndërsa bëhet fjalë për një rrjet me lidhje me Kolumbinë, Ekuadorin dhe Shqipërinë. Kjo organizatë kriminale planifikonte të paguante kokainën me monedha virtuale, Bitcoin. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *