• |
ide | kryesore

Milan mposht përsëri Inter e Juventus: me 522,4 milionë euro, ka organikën më të shtrenjtë të Serie A

-Instant, Sport



Falë punës së Stefano Piolit dhe rrëmbimit të titullit kampion, Milan mposht sërish Interin dhe Juventusin, duke u bërë klubi italian me skuadrën më të çmuar në kampionat, për herë të parë në 10 vjet. Për kuqezinjtë, në pak më pak se një vit, rritja ishte e bujshme, duke shkuar nga 456 milionë në korrikun e kaluar në 522.4 milionë sot. Sipas të dhënave të Transfermarkt, bardhezinjtë janë në vendin e dytë (me 520.9 milionë) dhe zikaltrit në të tretin (me 514.7 milionë).

Parakalimi në dëm të dy rivalëve historikë erdhi falë konfirmimit dhe shpërthimit të shumë të rinjve të sponsorizuar nga Pioli. Tomori ka shkuar nga një vlerësim prej 28 milionë në 50, po ashtu Tonali (nga 27 në 50). Pa harruar shpërthimin e Kalulu (tashmë me vlerë 28 milionë) dhe mbi të gjitha të Leaos, që nga rreth 25 milionë vitin e kaluar shkoi në 70 sot. Të vetmet shifra që janë rrëzuar janë ato të qendërsulmuesve: Giroud (3.5), Ibra (3.5) dhe Lazetic (3) nuk arrijnë 10 milionë të gjithë së bashku.

Në përgjithësi, vlera totale e skuadrave të kampionatit ka rënë me mbi 200 milionë, duke e çuar vlerën e tyre në 4.66 miliardë, krahasuar me 4.88 miliardë një vit më parë. Një rënie edhe për shkak të largimit të kampionëve të kalibrit të Ronaldos, Lukakut dhe Hakimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *