• |
ide | kryesore

Abazoviç: Ballkani i Hapur ka gjetur recetën për të ardhmen e rajonit

-Instant, Lajme, Të fundit


Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abzaoviç ka thënë se “Ballkani i Hapur” ka gjetur recetën për të ardhmen e rajonit dhe ka theksuar se për vendin e tij, nuk ka alternativë tjetër për rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Në një intervistë për gazetën “Politika”, Abazoviç foli edhe për samitin e “Ballkanit të hapur” që u mbajt disa ditë më parë në Ohër.

“Ata nuk folën se kush e filloi luftën i pari, por folën për turizmin, lëvizjen e lirë, energjinë, bujqësinë, krizën ekonomike dhe shëndetësore, si dhe infrastrukturën”, tha Abazovic

Kryeministri malazez shtoi se në samitin e Ohrit të nismës rajonale të Ballkanit të Hapur, pati një kthesë për të cilën rajoni duhet të krenohet dhe se Evropa pa një Ballkan Perëndimor ndryshe, duke diskutuar hapur të ardhmen e tij.


4 Comments

  1. Thote ATA, dmth e perjashton qe Mali i Zi dhe Bosnja jane bere pjese e Open Ballkan sic u manipulua me foton e asaj 5 shes anti-Kosove. Sidoqofte, Mali I Zi sdo jete pjese e Open Ballkan,se nuk do lejoje Gjukanovic dhe perendimoret, dhe jo se ky vici tradhetar shqipfoles, AbazoVic, nuk do te donte. AbazoVici, do vizitoje Ukrainen se shpejti. Ta marri dhe Ali Ahmetin me vete, por te kete kujdes vici, se ndoshta Rusise i ka mbetur ndonje rakete precize, dhe se mos po shkojne si cjapi te kasapi. Jo se merzitemi ne fakt

  2. Çprisni nga Abazi qe per te mbijetuar dhe prosperuar ne nje shoqeri antishqipetare u bë Abazoviç. Shembulli me i shemtuar per shqipetaret e rinj qe duan te presperojne ne Mal te zi, Maqedoni, Kosove dhe Greqi.

    1. ne fakt per te qene te drejte, zgjedhjen e mbrapashteses VIC (ne Mal te Zi), apo -OVSKI (ne Maqedoni), e kemi peshqesh nga regjimet antishqiptare ne ato shtete, dhe nuk eshte zgjedhje e shqiptareve. Por si kurre me pare, do te duhej te ishte momenti ideal, qe ky AbazoVici, me fuqine e pushtetit te perkoheshem qe tani ka, te bente c’eshte e mundur qe te nderronte kete realitet,Aq me teper qe personalisht e ka nje VIC mbrapa. Por si duket nuk i pengon kjo gje biles koha po e tregon qe eshet krenar qe eshte VIC,se perndryshe do merrej me kete pune, me te drejtat e shqiptareve ne Mal te Zi, dhe jo te braponte pas Vicit tjeter Vucic. Ai po te mos ishte anti shqiptar, arsyeja numer1 qe duhet ta refuzonte dhe luftonte Open Ballkan eshte pikerisht interesi i shqiptareve ne Mal te Zi, te cilet do jene viktima me e madhe e nje Open Ballkani te mundshem,sepse i priste asimilimi, dhe qeeverisja nga serbet(pasi sdo mend qe Mali i ZI do behej shteti i 2 serb apo 3te(pas Serpskas)

  3. Nuk eshte rastesi qe Abazovicin e votojne me shume serbet se shqiptaret, te cilet mesa duket e njohin mire. Nje rishtar ne politike qe tenton te paraqitet si risi ne Malin e Zi e Ballkan, nuk eshte vecse nje aventurier ose misionar, madje nga ata qe Noli i quante “shakaxhiu i perparimit”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *