• |
ide | kryesore

Zbulohen 18 pako me køkainë në doganën e Malit të Zi, arrestohet një shqiptar

Arkiva



Zyrtarë e doganave dhe policia e Malit të Zi kanë zbuluar 18 pako me lëndë narkotike kokainë, e cila dyshohet se vinte nga Shqipëria. Nuk dihet ende se sa është sasia e saktë e drogës së gjetur, dhe pritet të peshohet në vijim.

Në hyrje të Malit të Zi, mjeti me targa franceze, i drejtuar nga një shtetas i Shqipërisë, është veçuar për kontroll të detajuar pas procedurës së rregullt doganore të kontrollit të automjeteve dhe pasagjerëve.  Sasia e madhe drogës është gjetur në një hapësirë të posaçëm nën sediljen e shoferit dhe të pasagjerit, gjatë kontrollit të automjetit tip “BMW”. Shtetasi i Shqipërisë, identiteti i të cilit akoma nuk bëhet me dije është arrestuar. Paketimet e kokainës janë të së njëjtës madhësi, peshë dhe formë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *