• |
ide | kryesore

Babë e bir kapen me drogë në Tiranë dhe vihen në pranga

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Babë e bir janë arrestuar pasi u kapën me lëndë dhe bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të ndarë në doza të vogla në disa qese. Po ashtu gjatë arrestimit atyre iu gjet edhe një krehër dhe municion luftarak. Autoritetet njoftojnë se në kuadër të operacionit policor të koduar “Processing” u arrestuan në flagrancë Zhak Musa dhe Flavjo Musa.

Babë e bir, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi i kultivonin bimët narkotike në banesën e tyre, e përgatitnin lëndën narkotike në doza të vogla dhe e shisnin në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *