• |
ide | kryesore

“Mirëserdhe te Inter”: Dybala e Correa për darkë së bashku në Miami

-Instant, Sport



Nga Majami në Milano, udhëtimi i radhës i Paulo Dybala është tashmë i rezervuar. Nënshkrimi me Interin po afrohet gjithnjë e më shumë, detajet e fundit do të përcaktohen në takimin e radhës mes Beppe Marottas dhe Jorge Antun të planifikuar brenda dy/tre ditëve në vijim, pikërisht në kohën e rikthimit në Itali të presidentit Steven Zhang, i thirrur për të kopsitur si ardhjen e Joyas ashtu dhe rinovimin e Simone Inzaghit. Palët kanë arritur tashmë një marrëveshje për kohëzgjatjen e kontratës – për Dybala është gati një katërvjeçare – mbeten për t’u limuar disa diferenca që lidhen me pjesën e bonuseve që do të çojnë pagën deri në 7 milionë në sezon.

Ndërkohë, Dybala vazhdon pushimet e tij në Florida, ku ndodhet edhe Joaquin Correa, bashkëlojtari i tij me kombëtaren, që mund të jetë sulmuesi i sakrifikuar për të lindur tridhëmbëshin Lukaku-Lautaro-Dybala te Inter. Të dy kaluan një mbrëmje së bashku në një klub në Miami – “Forte dei Marmi” – ku pronari interist i të cilit postoi një foto në Instagram, e kompletuar me një mbishkrim emblematik: “Dybala, mirë se erdhe te Inter”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *