• |
ide | kryesore

Vuçiç: BE do ta shpërblejë Kosovën me viza më 23 qershor

-Instant, Lajme, Të fundit



Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, sot ka folur në një konferencë për media. Siç raporton ‘tanjug’, Vuçiç ka thënë se është duke pritur që më 23 qershor, Brukseli ta shpërblej Kosovën me liberalizim të vizave, gjë për të cilën Vuçiç thotë se s’ka asgjë kundër, raporton Express.

Ai ka thënë se vetëm do të pres e të shoh se si Evropa do të arsyetojë një vendim të tillë për liberalizimin e vizave për Kosovën, meqë sipas tij, Kosova “s’po bën asgjë në dialog”, dhe se “ka ndaluar zgjedhjet”.

“Por unë dua vetëm të shoh se si do të shpjegojnë, do t’i shpërblejnë ata që nuk bënë asgjë në dialog, që ndaluan zgjedhjet, që konfirmuan në incidentet e përditshme se nuk e meritojnë besimin e bashkësisë ndërkombëtare”, ka shtuar Vucic./GazetaExpress



2 Comments

  1. Gjate sundimit te Hashimit & Ises,, Serbia ndihmoi ne terren ne largimin e mbi 100 000 te rinjve nga Kosova.Normal qe gezohet Vucici, sepse shpreson qe do ikin te gjithe Shqiptaret dhe do zbraset Kosova.. Por nuk mblodhi mend, sepse gjate pushtimit serb, serbet bene cdo gje qe te largojne sa me shume shqiptare, por iu kthye ne bumerang,sepse shqiptaret e larguar nga Kosova, jo vetem nuk u asimiluan por u forcuan ekonomikisht dhe mbeshteten jo vetem familjet e tyre per te mbijetu, jo vetem shtetin e Kosoves (nepermjet 3% te rroges se tyre) por ishin mbeshtetja me e fuqishme e luftes se UCK. Keshtu qe mos u gezo Vuco…
    Gjithsesi lajm i mire do ishte liberazimi i vizave, sidomos sepse, liberalizimin e vizave europianet, e kane ruajtur si arma e fundit per ti marr edhe nje koncension tjeter Kosoves per serbet,sic i kane marre deri sot.Mireqeverisja dhe diplomacia e Albinit & VJoses,-, beri qe t’i prishet edhe ky plan serbeve. Dite te mira po vijne

  2. Ishalla po e bejne nje here por, nese ndodh per nje gje sigurohuni qe, e bejne vetem per vete… askush nuk te fal gje veç familjes…
    Qeverisja (administrimi) vleresohet veç tek niveli ekonomik qe sjell ne kohen e qeverisjes… të tjerat i merr ERA aaaaa… Nuk po pyeten kombe me te medhaja jo…. As kete qe ka fol per çfare do behet demek, kerkush nuk e pyet…🤗

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *