• |
ide | kryesore

Tenderi abuziv për rrugën Maliq-Strelcë, fituese oferta 1 milion euro më e lartë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Vazhdon seria e tenderave abuzive të Autoritetit Rrugor Shqiptar për ndërtimin e rrugëve në Shqipëri. Kësaj radhe skandali është përsëritur me tenderin 1,18 miliardë lekë ose 9,7 milion euro për rikonstruksionin e aksit 19 km të gjatë Maliq-Lozhan i Ri-Strelcë, ku fituese ka dalë kompania Gjikuria me një ofertë sa 98,4% e fondit limit.

Konkretisht kompania Gjikuria ka ofruar 1.16 miliardë lekë, ndërsa skandali thellohet pasi kjo ofertë është renditur e pesta për nga çmimi. Oferta më e mirë dhënë nga bashkimi i operatorëve kryesuar nga kompania Arifaj ishte 1 miliardë lekë ose 8,7 milionë euro, plot 1 milion euro më e leverdisshme se oferta e dhënë nga kompania Gjikuria. Pastaj me radhë janë 3 oferta të tjera më të mira, por që janë skualifikuar nga Autoriteti rrugor shqiptar, i drejtuar nga Evis Berberi.

Nga 7 oferta ARRSH ka skualifikuar 5, mes tyre 3 oferta më të mira dhe 2 më të larta se oferta fituese e dhënë nga kompania Gjikuria. Ndërkohë në dokumentin zyrtar të shpalljes së fituesit siguruar nga News24, nuk ka asnjë informacion se pse është skualifikuar oferta e dhënë nga një bashkim operatoresh kryesuar nga kompania “BE – IS”, edhe pse kjo ofertë ishte e katërta më e leverdisshme, me një vlerë prej 9,4 milion euro, rreth 250 mijë euro më e lirë se oferta e kompanisë Gjikuria.

ARRSH ka renditur një sërë justifikimesh për skualifikimet, por dyshimet për paracaktimin e fituesit janë të mëdha pasi janë hequr katër oferta më të mira, që është dhe kriteri bazë i shpalljes së fituesit.



4 Comments

  1. Mos u merzisni se hera e pare eshte . Mos harroni dhe dilni ne proteste se ajo eshte nje gje e keqe .
    Flini gjume

    1. Kjo rruge ka shume histori vjedhjesh mjafton te shikoni me tej kur Lozhan – Strelce u hodhen 250 milion leke vetem per disa kamiona çakull kur kishim komunat e famshme ishte kompania norvegjeze qe pa dashur fshiu provat duke e bere rrugen nga e para Ne kete shtet eshte vjedhur e do vidhet per aq kohe sa kemi nje shtet super te forte per te varfrit dhe inekzistent per te pasurit dhe pushtetaret edhe nese keta do kapen me shkelje kane per tja hedhur pa lagur ose me bukura do degjoni ndonje roje firme te beje disa muaj burg sa per tu zene syte njerzeve siç ndodhi kur u vodh thesari Fullani me shok u shperblyen per vjedhjen spektakolare ndersa roja dhe pastruesja po bejne burgun si pergjegjsit kryesore

  2. Zbatimi i një projekti më buxhet më të vogël ka si rezultat një cilësi më të ulët të punimeve. Shteti don punime me cilësi.
    Besoj kështu do jetë se përndryshe nuk ka si shpjegohet.

  3. O idiot ka si shpjegohet,o zagar muti,sepse ajo firme eshte bythe e breke e atyre moter dhe graqireve qe jane ne pushtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *