• |
ide | kryesore

Fundi i turpshëm i talentit të madh Gabigol: dënohet dy vjet për tentativë mashtrimi në testin antidoping

Sport
Gabigol



Dy vjet skualifikim për Gabigol: ky është vendimi i Gjykatës Sportive të Antidopingut brazilian. Sulmuesi ka shkelur nenin 122 të kodit përkatës antidoping, që parashikon një dënim maksimal prej katër vitesh. Faktet datojnë që në 8 prill 2023 gjatë një kontrolli të befasishëm në një seancë stërvitore të Flamengos. Për këtë arsye, data efektive e ndalimit e cila, duke filluar nga prilli i kaluar, do të arrijë në prillin e vitit 2025 kur, ndër të tjera, kontrata e sulmuesit ish-Inter (do të përfundojë më 31 dhjetor 2024) do të ketë skaduar tashmë. Gabigol ka shpallur ankimim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.

Rasti, siç u përmend, daton në 8 prill 2023, në prag të ndeshjes kundër Fluminense, finale e kampionatit Carioca, kur në kampin stërvitor të Flamengo u krye një test dopingu i beftë. Sipas asaj që shkruan UoL, Gabigol fillimisht ka fyer komisionerët e antidopingut duke u ankuar se ka qenë gjithmonë në sferën e kontrolleve. Më pas ai ka tentuar të fshehë organet gjenitale gjatë mbledhjes së urinës (që është e ndaluar) dhe më pas e ka dorëzuar gotën të hapur (ndërsa duhet të dorëzohet e mbyllur).

Lexo më tej: Gabigol nuk shihet me sy, tërbohen tifozët e Flamengo: sherr me zv/presidentin Braz

Për këto fakte ai është denoncuar më pas për “mashtrim ose tentativë mashtrimi të procesit të kontrollit antidoping”, deri në vendimin e sotëm të skualifikimit. Dikur talent i madh dhe premtues për futbollin elitar, Gabigol, 27 vjeçar rrezikon të shohë të mbyllet turpshëm karriera e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *