• |
ide | kryesore

Video/ Juan Jesus pikaset zbathur mbi barin e fushës pas ndeshjes në Maradona: “Duhet të urinoja”

Sport, Video
Jesus



Pas ndeshjes së Champions mes Napolit e Barcelonës një gazetar u kthye brenda stadiumit Maradona dhe gjeti Juan Jesus zbathur duke ecur lart e poshtë në fushë. Futbollisti në fakt nuk kishte zgjedhje, duket të urinonte patjetër, për të përfunduar testet e anti-dopingut.

Në përfundim të ndeshjes së parë të 1/8 të Champions mes Napolit dhe Barcelonës, sipas procedurës, lojtarët e të dyja skuadrave u thirrën për të kryer testet anti-doping.

Për Napolin u kërkua Juan Jesus, por ai kishte një problem të vogël. Në fakt, braziliani nuk po mundej të urinonte në banjë dhe për këtë arsye iu desh të gjente metoda origjinale për të stimuluar fshikëzën e tij. E në fakt, nëse dikush do të ishte ende brenda stadiumit Maradona, do të kishte parë një person të vetëm duke ecur zbathur lart e poshtë fushës së impiantit sportiv.

Lexo më tejVideo/ Galeno trondit Arsenal, Porto rrëmben suksesin në shtesë: Osimhen i heq fitoren Barcelonës

Ai njeri ishte Juan Jesus i cili ishte larguar nga dhoma e zhveshjes me një objektiv shumë specifik, siç i shpjegoi korrespondentit të Chiringuito. Gazetari spanjoll ishte ende në fushë dhe e pyeti se çfarë po bënte: “Është për anti-dopingun. Kështu do ndjej të ftohtë dhe mund të shkoj të urinoj”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *