• |
ide | kryesore

Dybala “përzë” Lautaron nga Inter: Tottenham synon argjentinasin, takim i mundshëm ditët e ardhshme

-Instant, Sport



Në shtëpinë e Interit mbërrin një interesim i ri nga Tottenham për Lautaro Martinez. Zikaltrit për momentin nuk duken aspak të gatshëm për të shitur sulmuesin, por sipas raportimeve të TMW, përballë një oferte të rëndësishme dhe konkrete nga Spurs, situata mund të ndryshojë shpejt. Sidomos nëse ndërkohë vijnë lajme pozitive në frontin Dybala dhe Lukaku. Nga ana tjetër, për argjentinasin shitja nuk është e pamendueshme. Po flitet gjithnjë e më tepër për një kontakt të mundshëm në ditët në vijim mes drejtuesve të Tottenhamit dhe atyre të Interit.

Ajo që luhet në këtë moment është një sondazh eksplorues për të kuptuar qëllimet e ndërsjella, kostot e mundshme të marrëveshjes dhe realizueshmërinë e saj. Të gjitha me operacionet Dybala dhe Lukaku në sfond që diktojnë kohën dhe çdo dinamikë të dialogut mes Spurs dhe Inter. Nëse Paulo dhe Romelu do të mbërrinin së shpejti nën urdhërat e Simone Inzaghit, në fakt, cështja Lautaro mund të merrte menjëherë tone të tjera dhe të çonte në konsiderata të reja nga ana e Marottas. Veçanërisht nëse Paratici, i orientuar nga Antonio Conte, do të kthehej në sulm me një pasuri për të investuar. Një ofertë që Interi në këtë pikë mund të vendosë ta dëgjojë me kujdes dhe ta marrë seriozisht duke rishikuar kështu planet edhe për të ardhmen e Skriniar dhe De Vrij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *