• |
ide | kryesore

Mblidhet Komisioni i Posaçëm për reformën zgjedhore/ Gjiknuri: Do kërkojmë asistencë edhe nga SHBA e BE

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore zhvillon ditën e sotme mbledhjen e parë. Mbledhja ka nisur në ambientet e Kryesisë së Kuvendit dhe drejtohet nga dy bashkëkryetarët Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj. Gjiknuri tha se komisioni do I drejtohet për asistencë krahas OSBE/ODIHR dhe organizmave të tjerë si SHBA e BE me qëllim adresimin e rekomandimeve. Po ashtu ai kërkoi bashkëpunim në Komision ndërsa theksoi se debatet e qëndrimet e partive të mbeten jashtë sallës së komisionit.

“Dua të them që ky komision funksionon në frymën bipartisan. Komisioni i merr vendimet me shumice, kryetarët mund të vendosin veton, ndaj duam apo s’duam jemi te detyruar te bashkepunojmë me njëri tjetrin. Nuk kemi mundur te adresojme gjithe rekomandimet e OSBE, kemi nderkohe rekomandime te reja, qe do jene ne themel te punes se komisionit dhe palet mund te diskutojnë edhe për cështje të tjera. Do bëjmë maksimumin për të gjetur konsensusin. Do kërkojmë asistencën e OSBE ODIHR, si edhe organizma të tjerë si SHBA, BE, KiE. Do i drejtohemi me një letër për të na ofruar asistencë. Procesi nuk do të jetë peng i afatit.”, tha Gjiknuri.



3 Comments

  1. Si gjithçka tjeter qe kane bere me pare edhe kete radhe nje verre ne uje do bejne ,
    Ketu mungon bonsensi , gjerat nuk behen per te permiresuar diçka por per te zaptuar gjithçka nga njera pale .

  2. Gjiknuri si “kryespecialist” i sistemit zgjedhor i PS, duhet të shpjegojë në këtë komision se çfarë roli “me rëndësi jetike” luajnë në zgjedhjet grupet e “djemve problematikë” .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *