• |
ide | kryesore

Nafta çmim rekord/ Rama gjen momentin të premtojë garat e Formula 1 në Shqipëri

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Ditën që qeveria bekoi rritjen e çmimit të naftës në nivele rekord, me 165 lekë për litër, kryeministri Rama hodhi një shashkë për konsum publik që nuk kalon dot pa tërhequr vëmëndjen.

Ai premtoi të sjellë në Shqipëri garat e Formula 1 gjatë panairit të makinave “Automotive Fair Albania”.

“Askujt nuk ja kishte marrë mendja se do të kishim në Tiranë një finale evropiane në futboll dhe e patëm. Po kështu besoj se nuk kemi pse të trembemi nga një ëndërr si kjo e sjelljes së garave automobilistike në Shqipëri dhe të arritjes deri te një garë e Formulës 1, në një pistë me të gjitha standardet” ishte deklarata që bëri menjëherë xhiron e portaleve.

Duket absurde se si në kulmin e krizës së çmimeve, kryeministri nuk mendon si të zbusë varfërinë, por e ka mendjen te garat me makina, tek luksi i Formula 1.

Që nuk e beson njeri që Rama e ka seriozisht, kjo është e pak por e sigurtë.

Broçkulla si këto janë lëshuar edhe më parë për të trullosur mendjet e popullsisë më të varfër në Europë.

Lajthitje e rrallë ishte ajo e fushatës zgjedhore vitin e kaluar, kur Rama kërkonte votat për mandatin e tretë dhe premtonte një fabrikë vaksinash në Shqipëri. Duke njohur mirë frikën që kishte mbjellë nga Corona, ai e përshkroi atë pa u skuqur, si një fabrikë me teknologji moderne.

“Kemi nisur bisedat për të sjellë në Shqipëri fabrikën e prodhimit të vaksinave. Një fabrikë e teknologjisë së lartë, e cila aktualisht është një ndër kompanitë më të mëdha farmaceutike në botë, kompania farmaceutike që bën distribucionin e vaksinës Sinovac, por që në të njëjtën kohë është prodhuese e shumë vaksinave dhe produkteve të tjera farmaceutike” ishin fjalët që tha pas një vizite në Turqi.

Po me kaq paturpësi u artikulua edhe ideja për të dërguar dy satelitë në hapësirë me emrat Albania 1 dhe Albania 2 gjatë tetorit të vitit të kaluar.

Në një video që publikoi në rrjetet sociale, Rama fliste me një person tjetër në anglisht që i premtonte se satelitët do të ishin gati në mars të këtij viti. Kanë kaluar disa muaj dhe kjo e satelitëve mbetet një ide e paqartë për nga kostot, apo funksionin e tyre.

Janë të paktë ata që premtime të tilla i marrin seriozisht. Në përgjithësi, ato shoqërohen nga meme dhe ironi në mediat sociale, të cilat prezantojnë një klloun për kryeministër.

Në fakt, ky mund të jetë edhe qëllimi i mesazhit që përçon tek qytetarët. Në momentin që ka marrë përsipër përgjegjësinë për rritjen e çmimit të naftës dhe produkteve ushqimore, talljet dhe ironitë e njerëzve përtypen më lehtë se mllefi dhe irritimi i qytetarëve./Lapsi.al



27 Comments

    1. Me kete çmim qe ka arritur nafta veshtire eshte te mbash biçiklete e jo me makine qe nuk behet fjale nafta bashke me energjine eshte leva qe bllokon ekonomine dhe shkund xhepat e gjithe secilit nga ne Turp te kini plera i kini vendosur taksa shume te larta naftes me kete çmim naften mund ta perballojne vetem ministra e deputete keta ajdute ordinere qe sot tallen me ne jetesa eshte bere shume e veshtire per te mos thene e pamundur ne kete vend te vjedhur deri ne palce dhe kalbur nga korrupsioni i 32 viteve Turp Plera

    2. Janë të paktë ata që premtime të tilla i marrin seriozisht. Në përgjithësi, ato shoqërohen nga meme dhe ironi në mediat sociale, të cilat prezantojnë një klloun për kryeministër.

      1. Amon mos provokoni Satanin se ky ka inatin te thelle, pjese e crregullimit te tij individual psikik qe e beri kete qe eshte sot. Ne mos sot, mot do ja degjoni kengen

    3. Mos harroni se me 2 korrik hapet ne funksion rruga Kardhiq – Delvine me gjatesi 34 km U tenderua me 2007, filloi puna me 2008 dhe deri me 2013, Qeveria e PD beri 18 km rruge, vetem terenin fushor nga te dy anet. Rruge i thencin, si rruget e Saliut , pa skarpata, qe me vone u ribene. Qeverise se Rames i mbeten 16 km rruge teper shkembore, ne teren te rrezikshen dhe 2 tunele. Vertet pune e mire, por kjo Qeveri e konsumuar dhe e zhytur ne korupsion per 9 vjet nuk beri dot 16 km rruge dhe Tunelin, nje rruge nacionale dhe turistike. Per 6 muaj beri 2.5 km tunel ne Llogora dhe besoj ne fund te vitit 2023 tuneli 6 km mbaron. Mbaron se duhet shkuar te Sarajet . Nga rruga e Kardhiqit nuk ka Saraje, tani qe do kalojne do piketojne vendet per Resortet, duke u marr token fshatrave rruges per te ndertuar oligarket. Prandaj nuk u a japin hipoteken e tokes me 7501 fermereve te fshatrave te Rezomes se do e marrin hajdutet e pushtetit. Nese nuk eshte keshtu, pse nuk po u jepni, por talleni per fushate.

  1. Ky rrocka quante Salen Pinok, Tani me duket se ka hik per lesh i ziu. (ka fillu me i besu rrenat qe thote ore e pavend) Po kujt i plasi trapi se erdhi formula 1 ne Tirane. Njerezit duan siguri dhe mireqenie. Formula 1 nuk te sjell as buke e nuk ta ul as krimin.

    1. Mbas sateliteve doçi do zhvilloje rrenes e rradhes.. Ky pleh ka 10 vite qe nuk mbaron RRUGEN e kombit,do beka edhe piste per F -1..Rrena dhe rrena prape, rrena te pasosura dhe shume vape!

    2. Edi Rama do mbahet mend si shkaterruesi industrise se Naftes, me prishjen e Rafinerise. Se nga e gjeti qe nafta jone eshte e trashe se jane bere puset ” kaps” dhe duhej prishur rafineria qe prodhonte 12 asortimente deri te vajguri i avioneve. Nuk planifikon te ndertohet nje Rafineri e re p.sh. 200 miljon Euro, qe te shpetoj vendi, por e ka mendjen te Pista e F1 apo te Tuneli i Llogorait me 150 miljon euro dhe 50 miljon te tjera per rrugen hyrese dalese te tunelit. E perse per 3 muaj ne vit pa asnje impakt, vetem per te shkuar ne vilat e te pasurve. Ben sehir o popull i qorruar!

  2. Se shpejti do te ndertohet edhe nje kozmodrom nga ku do te nisen anijet kozmike per ne Mars (mbase edhe per ne planetin Prill)
    Sa larg pames qe eshte.

  3. Kujdesi i Sali Berishës për të treguar që familja e Bledi Çuçit është e ndarë, pasi djali është me martesën e parë, tregon po ashtu makthet e njëjta që ka në familje.

    Por nuk është krim që djali jeton në një familje të ndarë me nënën e tij. Më krim do ishte një familje e bashkuar si kjo e Sali Berishës, nën diçiturën “non grata” për korrupsion madhor bashkë me familjarët”. Atë fat mos e pastë kush. Familjarisht si hajdutë.

    1. Gjithmone i paloqja i ores 23 :09 me punen e eagarit qe paguhet per te ngrene mut kunder Berishes. O i paloqe kush po e rruan se c’thote sorosi o pleh… Ju muterit shihmi vjedhjet dhe tradhetine se i ben ketij vendi ky muti yt qe ti me aq zell i lepin bythen… Bythelepires me rroge!

  4. cdo gje qe ka premtuar Legjenda Edi Rama eshte realizuar E ktheu Shqiperine ne nje vend europian nga nje vend i mbuluar me kioska llamarine dhe era shurre sic e ktheu dordoleci i vucidolit

    1. Prandaj pshurrnin prapa stadiumit (monster) mileti per ate ndeshjen e Liges….
      Apo kjo ishte shurre huliganesh evropiane, ndryshon nga shurra vendalije…
      Arritje e liderit legjendar.

    1. O qatje, nuk te punoka fare nuhatja.
      Kontrollo sensoret.
      Po pse shtet me evgjiter dhe bundrra doni te beni?!
      Rafsh ne dore te tire rakabythes.

      1. Ο lapsi jake fut kot rama me ballen kane nje vit qe rreklamojne qe do behet nje piste garash ne elbasan se per nojzin me shoke apo formula uno ketu pyte spiropalin

  5. Qeveria e PD dha 400 hidrocentrale me koncension. PS-ja tha qe kur te vij ne pushtet jo vetem qe do zhbente konvensionet e Saliut por vete nuk do jepte. Tigri dhe Ujku i PS jo vetem qe dhane edhe 340 hidrocentrale me koncension por shpiken edhe PPP. PPP-te e kane koston 3 fishi i kostos reale te nje invettimi. Ne kohen e Pandemise na tha qe do ndertonte fabriken e vaksinave sinovax per vend dhe export. Me vone shkoi ne Turqi dhe tha se do porosiste Drona, qe do kontrollonin gjithe teritorin nga krimi i hashashit, . Pastaj tha se do vijne 2 satelite nga Amerika. Ne fillim te 2021 tha qe do filloj hekurudha Tirane-Rinas-Durres sepse leket jane gati, investim i folur qe nga koha e Nanos, . Tani thote do bejme pisten e F1. Vetem satelite per te zbuluar Korupsionin nuk e ka ne plan.

  6. sikur fati te na kish sjelle Saliun ne vend te Enver Hoxhës ne krye te diktaturës, atëherë me siguri Enveri do na dukej nje engjëll ne krahasim me Saliun. Do e kishte kthyer vendin ne nje thertore. S’do kishte nevoje për dyqan kasapi”

  7. ndonje gare te F3 apo F4 qe jane aktegori shume me te ulta te FIA-s edhe mund ta kete nje shans ,por F1 ,not in a million years ska as infrastrukturen me minimale dhe si referohem vetem pistes ,ne nje finale conference league beme dhe u bllokua cdo gje jo F1 qe zakonsith ka deri ne 300.000 shikues tek pista …….zero shans me vjen keq ta them zero shans

  8. Kur lideri i vendit ka ikur per lesh, cfare pret ne kete vend? Njehere thote do hedhim satelitin, pastaj Formula 1, nuk e di cfare do beje me tej!!! Zoti i ruajte shqiptare nga ky lider!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *