• |
ide | kryesore

Rama kritikon kryebashkiakët: Nëse s’përmbushni detyrimet financiare, do marrim bashkitë në administrim

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri i vendit Edi Rama është në një takim me kryebashkiakët e të gjitha qyteteve ditën e sotme, në kuadër të decentralizimit dhe performancës financiare të qeverisë vendore. Gjatë fjalës së tij, Rama është shprehur i pakënaqur me të gjitha bashkitë në përgjithësi për të cilat tha se po bashkëjetojnë me borxhe dhe nuk po rrisin buxhetin e bashkisë me anë të të ardhurave nga tregu. Ai tha se do të merren masa në rast se këto të fundit nuk përmbushin detyrimet financiare.

Kreu i qeverisë theksoi se siç ndodh ne vende të tjera të botës, nëse nuk menaxhohen mirë financat qeveria do të marrë në administrim bashkitë.

“Bashkitë duhet të organizojnë aktivitetin e tyre financiar fitimprurës. Është krejtësisht i mundur. Do vetëm vullnet, vizion dhe ekspertizë. Janë të gjithë në dispozicion dhe këto gjëra mund të bëhen. Ne do të marrim masa në rast të mos përmbushjes së detyrimeve financiare në raport me disiplinën financiare, si bën gjithë bota, siç ndodh në Francë dhe Itali kur bashkitë shkojë në kolaps, duke marrë bashkinë në administrim. Siç bëmë me pastrimin do të vijojmë dhe me disiplinën buxhetore”, tha Rama.



32 Comments

    1. Jo rastesisht nje vit para zgjedhjeve, do fokusohet ne punet e bashkise,ne investime lokale. Do ti fitoje zgjedhjet dhe i eshet fut punes qe tani. Po opozita po fle?

    2. Ja sesi Rama thote te rrisin taksat per sherbimet bashkiake per qytetaret. Mos kerkoni te jete aq budalla sa tua thote troc.
      Rrisni taksat, thote. Dhe atje ku ska taksa vendosni te reja. Bjerini kokes miletit dhe per ujin e papijshem qe pi, ajrin qe thith, zarzavatet e naj frute pazari qe blen, se buka po e po, bileta e pagesa per furgona e autobuze , rrisni cmimet, rrisni taksat!!!

      1. Ky bushtra do ju konfiskoje prona bashkive me borxhe, do jua shesi ne ankand privatit ato prona bashkiake, qe tu shlyej borxhet.
        Pse se mbajtet te Centralizuar qeverisjen vendore, mer bushter pse e prishet ligjin per te favorizu oligarkun, mer kriminela vrases?

  1. bashkit kan mundesi te organizojne aktivitete me fitimprurese sesht fare e pamundur dhe mendoj se kjo eshte nje menyre e mire qe ata te zgjohen e te veprojne per te menduar menyra te reja fitimprurese

  2. Nese bashkit nuk permbushur detyrimet e tyre financiare do te jet me mire qe keto te fundit te andimistrohen nga vet qeveria

  3. Askush nuk duhet te abozoje dhe e kane per detyre te gjithe ta bejne detyren sic duhet dhe jo te perfitojne ne cdo situate

  4. Mir i thote bashkite duhet te kene autonomi dhe te marrin masat e duhura per tju pergjigjur kerkesave te qytetarve

  5. Perderisa bashkite nuk munden te permbushin dhe kete detyre kaq te vogel athere le ta marre ne dore qeveria dhe ta beje punen sic duhet

  6. Duhet bashkpunim mes qeverise dhe bashkive. Nese nuk permbushin detyrimet vete bashkite te gjehet nje zgjidhje e te administrohet nga qeveria

  7. komunizmi ska brire….centralizim total. Buxheti i shtetit ka arritut 90% borxh pa asnje investim dhe tani “investimi” pritet nga bashkite qe nuk kan asgje ne dore ne nivel ekonomik. nen efekt droge te jet nuk esht e mundur nje arsyetim i tille dhe patronazhistet brohorasin….

  8. Kritika me vend te zotit kryemnister te ven ne presion kryetaret e bashkive qe te ndjekin te njejtin vrull pune si qeveria

  9. Urime zoti rama ju jeni personi i duhur qe meriton te jete ne krye te ktij vendi sepse mundohet per kete vend dhe per qytetaret . bashkite duhet te mbajne pergjegjesi per cdo problem.

  10. Bashkite duhet te jene te vetedijshme qe duhet te rregullohet menyra e zhvillimit te punes. Qeveria nuk mund te beje cdo pune qe i takon bashkise.

  11. Te drejte ka zoti Rama, bashkite duhet ti administrojne sic duhet te ardhurat publike vdhe ti ofroje qytetareve sherbime me te mira

  12. Zgjedhja me e mire kjo eshte per mendimin tim, nese kryetaret e bashkive nuk e organizojne sic duhet aktivitetin e tyre finaciar fitimprures athere bashkine ta marre ne administrim qeveria

  13. Patronazhiste kelysh spiunesh
    e byth lepires vazhdoni misinin
    ka mbetur edhe nje kove me mut
    mos harroni ta mbaroni sot
    neser do kete me shum

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *