• |
ide | kryesore

Kriza me luftën në Ukrainë, Venezuela nis drejt Europës 650 mijë fuçi me naftë

-Instant, Lajme, Planet



Një anije naftëmbajtëse me një ngarkesë prej 650 mijë fuçish po bëhet gati të niset nga Venezuela drejt Europës, eksporti i parë prej dy vitesh nga vendi që vuan sanksionet e SHBA. Departamenti Amerikan i Shtetit u ka dërguar letra kompanisë italiane ENI dhe asaj spanjolle Repsol, ku i autorizon të rinisin pranimin e naftës bruto nga Venezuela, si një mënyrë për shlyerjen e borxheve të papaguara nga vendi anëtar i OPEC-ut. Më vonë gjatë këtij muaji, pritet edhe një ngarkesë e dytë, kësaj radhe me 2 milionë fuçi naftë, për t’u dërguar në rafineritë italiane dhe spanjolle. Shumë kompani europiane, aziatike dhe amerikane, kishin akumuluar miliarda dollarë borxhe nga bizneset e tyre të përbashkëta me kompaninë shtetërore të naftës në Venezuelë.

Që prej nisjes së luftës në Ukrainë dhe krizës së çmimeve të karburanteve, një marrëveshje SHBA-Venezuelë për të lehtësuar sanksionet, është parë nga ekspertët e tregut si një lëvizje e mundshme. Venezuela është vendi me rezervat më të mëdha të naftës në botë, ndërsa sanksionet e administratës Trump në vitin 2019 erdhën si pasojë e shkeljes së vazhdueshme të të drejtave të njeriut nga Presidenti Nicolas Maduro.



1 Comment

  1. Larje muti me shurre.
    Departament Amerikan i gjithe Botes lejon te blejne nafte “demokracite perendimore” nga nje vend jo demokratik ku shkelen te drejtat e njeriut si Venezuela, vetem qe te mos blejne nga nje vend jo demokratik si Rusia.
    Njekohesisht, Departamenti i tere Botes, lejon blerjen edhe nga vende “demokratike” si Arabia Saudite, Katari etj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *