• |
ide | kryesore

Kontrolle kanabisi në Shkodër/ Sekuestrohen 246 kilogramë, arrestohen 6 persona dhe shpallen në kërkim 8

Arkiva



Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin antikanabis “Vallas” ku janë sekuestruar 246 kg kanabis dhe janë arrestuar 8 persona. Policia ka vënë në pranga Ardjan Tahiri, 28 vjeç, banues në fshatin Oblikë, Shkodër; Besmir Rexhepi, 26 vjeç, banues në fshatin Oblikë, Shkodër; Hekuran Myrtja, 51 vjeç, banues në Vallas, Shkodër; Liljana Çopani, 34 vjeçe, banuese në Milot, Lezhë; Arben Uruçi 48 vjeç, banues në Velinaj, Shkodër, si dhe Danjela Hasani 42 vjeçe, banuese në Tiranë. Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit: A. S., 34 vjeç banues në Bajzë, Malësi e Madhe; A. P., 38 vjeç, banues në Shirokë, Shkodër; S. B., 35 vjeç, banues në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër; B. L., 21 vjeç banues në Alimetaj, Shkodër; E. S. 20 vjeç banues në Shirokë, Shkodër, si dhe I. D., 26 vjeç, banues në Vallas, Shkodër; S. D., 34 vjeç, banues në Vallas, Shkodër; A. D., 29 vjeç, banues në Vallas, Shkodër (të afërm të njëri-tjetrit).

“Gjithashtu, konstatohen dhe asgjësohen me anë të djegies, nga ana e shërbimeve të Policisë, bimë të dyshuara narkotike kanabis, të kultivuara në afërsi të kësaj banese, në fshatin Vallas, Shkodër, si dhe bimë të dyshuara narkotike kanabis, në proces tharjeje”, njofton policia.

Tetë shtetasit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryenin në fshatin Vallas, Shkodër, veprimtarinë e kundëligjshme të kultivimit të bimëve narkotike. Materialet u referuan në  Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, të kryera në bashkëpunim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *