• |
ide | kryesore

Rama: Open Balkan as na bashkon, as na ndan

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjatë konferencës së përbashkët mes kryeministrit të Shqipërisë dhe atij të Kosovës është diskutuar edhe çështja e Ballkanit të Hapur. Ndonëse kanë theksuar se marrëdhëniet bilaterale janë shumë të mira, homologët kanë shfaqur qëndrime të kundërta për këtë nismë.

Pjesë nga fjala:

Kurti: Së pari duhet të theksojmë se arritëm marrëveshje protokolle dhe memorandume 19 sot dhe kjo është për tu përshëndetur. Marrëdhënie tona bilaterale janë të shkëlqyeshme dhe vëllazërorë dhe vëllezërit nuk kanë ndërmjetësues midis njëri-tjetrit. Janë marrëveshje që të forcojmë të dy shtetet tona. Për çështjen e Ballkanit të Hapur është e një dimensioni tjetër, nuk kam asgjë të re t’u them.

Rama: Ballkani i Hapur nuk na ndan. Në këtë pikë kemi këndvështrime të ndryshme, por nuk na pengojmë që në marrëdhëniet bilaterale ne të vazhdojmë të ecim para. Porosia ime për qeverinë që drejtoj është se çdo që gjë ne jetësojmë në Ballkanin e Hapur duhet të jetësojmë dhe me Kosovën. Mos kërkoni qeveritë kur flasim për sipërmarrjet.



4 Comments

  1. mos kerkojme qeverite kur kryeplehu flet per sipermarrjet?

    pa merak e dime sorros ve interesin tregtar mbi ate kombtar

    1. Manipulant, bir komunisti e ka me tradite genjeshtren dhe intrigat, open ballkan na ndan, kete e din te gjithe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *