• |
ide | kryesore

Rama për ‘komplotin’ kundër Albin Kurtit: Qeverinë e tij mund ta rrëzojë vetëm Albini

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Edi Rama iu përgjigj pyetjes për raportimin e gazetës “Nacionale” se ai ka thënë në samitin e Open Balkan në Ohër se do ta rrëzojë Qeverinë e Albin Kurtit.

Rama, në konferencën për shtyp pas mbledhjes së përbashkët tha se vetëm Kurti mund ta rrëzojë Qeverinë e tij.

“Qeverinë Kurti mund ta rrëzojë vetëm një protestë e Albinit. Për sa kohë Albini nuk del në protestë kundër Qeverisë së vet, s’ka kush e rrëzon. Kështu që s’ka lidhje kjo”, tha ai.

Paraprakisht, Rama tha se e ka një ‘lajm’ për ata që flasim për mosmarrëveshje mes tij dhe Kurtit.

‘E kam dhe një lajm për ata që kërkojnë të gjejnë arsye që të bëjnë komente mbi mosmarrëveshje dhe mungesë të ecurisë së duhur mes dy qeverive.

Me qeverinë aktuale ne kemi shkallën më të lartë të zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara, përfshirë marrëveshjet e nënshkruara në të kaluarën’, tha ai



26 Comments

    1. Ky eshte gjigand fare. Po le te flasin sa te duan po ky po punon. Edhe Open Ballkani eshte ne interes vetem te shqiptareve po se kuptojne kta neser kur ti dalin fjalet do thon si su beme pjese

  1. Nenshkrimi i marreveshjeve te tilla midis dy qeverive tregon qe fjalet e thena nga mediat ne lidhje me marredheniet e keqija qe supozinosht dy liderat kane jane te paverteta

  2. shume te drejte ka rama sepse nuk ka kurresesi per qellim te ule figuren e albin kurtit po vetem te miren e vendeve ne fjale dhe rritjen e mundesive per bashkepume ky eshte qellimi i vertete tij.

  3. Kta nuk dine cfare flasin.Ore Rama nuk ka ne synim fare hedhjen poshte te Albinit nga posti.Mos hidhni balte mbi nje njeri kur nuk i dini as objektivat e tij.Ju sugjeroj e nuk jeni te informuar mjaftushem me mire mos flisni fare.

  4. Keto dy lidera kan nje mardhenie shum te mir me njeri tjetrin madje dhe marveshja qe bene do i sjelli perfitime te medha popullit

  5. Rama po mban maredheniet e mira me Albinin jo pa qellim por per te treguar se eshte krah tij dhe do e mbeshtese ate ne cdo hap drejt zhvillimit te meteshem te kosoves

  6. deshira dhe qellimi i rames eshte qe te bashkepunoje sa me shume me kosoven qe te sjelle zhvillim dhe te ece me qellimin per te pasur sa me shume marreveshje efikase me te

  7. Rama esht gjithmone krah vllezerve te tij dhe qellimi i tij esht te kete sa me shum bashkpunime dhe jo te uli posht ate

  8. Z.rama po mban marrdhenie goxha te mira me z.kurtin dhe ai do jete perher krah tij dhe te coje vendin perpara me bashkpunime

  9. Rama eshte mbeshtetese e kosovareve pavaresisht cfare thote media. Pafshim sa me shume bashkepunime te tilla ne te ardhmen

  10. Qellimt e Rames gjithmone kane qene te pasterta pavaresisht cfare perhapej neper portal. keshtu vazhdoni me bashkepunimet

  11. Edi rama nji figure madheshtore e shqipris qe mundohet vetem lidhi ura me cdo shtet per te permirsuar standartin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *