• |
ide | kryesore

Sqarimi i “tradhtisë”/ Rama ndryshon 100% shpjegimet për raportin me Vuçiç

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama rrëfeu në Kosovë një sqarim krejt të ndryshëm nga ai që ka dhënë deri më tani për raportet e afërta me presidentin e Serbisë, Aleksandr Vuçiç dhe mbështetjen mbi politikat e Serbisë përkundrejt luftës në Ukrainë.

Për këtë, i shërbeu një pasazh nga libri i Enver Hoxhajt, “Përplasja e madhe”, të cilin ia lexoi me durim dëgjuesve:

“Sa më shumë të zgjasë lufta në Ukrainë, Shqipëria dhe Kosova do jenë caqet e luftës hibride ruse të cilën rusët do ta zhvillojnë, jo vetën në nivel rajonal, por edhe europian dhe global. Lufta hibride ruse ka filluar dhe është zhvilluar kundër Kosovës paralelisht me çlirimin dhe pavarësimin e saj. Vazhdon edhe sot ndaj nuk kemi arsye pse të mendojmë se do pushojë në të ardhmen. Nuk jam as idealist, as optimist se Rusia do ndryshojë kursin e saj, por si realist shoh zgjedhje të vështira në të ardhmen me një rënie strategjike të Rusisë” citoi Rama librin e Enver Hoxhajt “Përplasja e Madhe”

Ky paragraf që përshkruan kërcënimin rus në Ballkan, sipas Ramës, përmban edhe thelbin e “tradhtisë” për të cilën e akuzojnë prej kohësh.

Kryeministri i Shqipërisë, pas kësaj u shfaq mirëkuptues për qëndrimet e Serbisë në raport me luftën e Rusisë në Ukrainë, kur përmendi lidhjet shpirtërore të popullit serb me Rusinë.

Por ndryshe nga më herët ai dha një version të ri, se pse i mbështet politikat e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. Për t’u shpjeguar, Rama e portretizoi veten si politikani që ka bërë gjithçka për paqen me Serbinë, me qëllimin e vetëm; të mbajë larg luftën.

“Serbia nuk mund të hidhet në flakë për perëndimin sepse nuk ka asnjë mundësi ta bëjë këtë, duke qenë e përbërë nga një popull ku 80% mendojnë që Vladimir Putin ka të drejtë, por nga ana tjetër, besoj që është shumë e qartë, Serbia mund të qëndrojë në një distancë të mjaftueshme nga Rusia që flaka e kësaj lufte të mos vijë këtu. Në këtë pikë ne mund të bëjmë tonën. Ky është dhe thelbi i “tradhtisë” time që të jemi të qartë, “tradhti” për të cilën unë nuk jam pishman” u shpreh Rama.

Fjalimin në Kosovë e mbylli pikërisht me këtë sqarim që bëri për veten, si politikani që ka sakrifikuar imazhin e tij për hir të paqes.

Por kush ka ndjekur afrimin e Ramës me Vuçiç, projektin e Ballkanit të Hapur, frikën dhe paralajmërimet e shteteve më të vogla ballkanike dhe deklaratat nga Rusia e ka të qartë se narrativa e Ramës me librin e Enver Hoxhajt përpara, ishte një manipulim i pastër, që nuk mbështetet në asnjë fakt. Përkundrazi, lojën gjeopolitike, Rama e ka mohuar me vendosmëri për marrëdhëniet që ka krijuar me Serbinë, duke u fokusuar strikt në përfitimet ekonomike në raport me Vuçiçin.

Në anën tjetër, argumentat dhe episodet që e rrëzojnë shpjegimin që dha sot për afrimin me Vuçiçin janë disa:

1) Bashkëpunimi i Ramës me Vuçiç nuk pati si qëllim shmangien e luftës në rajon, siç tenton ta ritregojë Rama historinë. Minishengeni Ballkanik lindi në Novisad dhe në vitin 2017, Vuçiç e paralajmëroi si një projekt ekonomik me leverdi për Serbinë, një “Jugosllavi e vjetër plus Shqipërinë” e quajti ai gjatë një interviste për Politico.com “Është Jugosllavia e vjetër plus Shqipërinë. Është një ide, politike por pa dëmtuar sovranitetin e tyre. Do t’i jepte shumë hov ekonomive tona” u shpreh atëherë Vuçiç, duke mos e fshehur nostalgjinë për dominimin serb në Ballkan.

2) Kur lindi ideja e bashkëpunimit Rama-Vuçiç nuk flitej për luftë dhe për paqe në rajon, që do ta zgjidhte Minishengeni Ballkanik. Ideja nuk nisi të diskutohej si zgjidhje e problemeve që kishte Serbia në ekuilibrat mes Perëndimit dhe Rusisë. Përkundrazi, Rama shpjegonte me vendosmëri se qëllimi i tij ishin interesat ekonomike të fermerëve shqiptarë për të shitur mandarina, shalqi dhe domate pa kufinj në Ballkan.

3) Rama është akuzuar vazhdimisht se me Ballkanin e Hapur po hap dyert e Rusisë në rajon, por ai i ka quajtur konspiracion këto akuza. Nga ana tjetër nuk ka munguar përpjekja e Rusisë për ta shfrytëzuar Ballkanin e Hapur për të ndikuar në rajon. Pak ditë më parë, Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov u bë gati për një vizitë në Beograd, por u desh bllokimi i hapësirës ajrore të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, që vizita të anulohej. Lavrov doli në një konferencë për mediat dhe tha se Ballkani i Hapur ishte një nismë serbe të cilën ai e mbështeste pa kushte.

4) Projekti i dyshes Rama-Vuçiç ka provokuar më shumë ndasi se sa paqe dhe bashkëpunim në rajon. Mjafton të përmendim se presidentët e Maqedonisë së Veriut, të Malit të Zi dhe të Shqipërisë janë kundër kryeministrave për pjesëmarrjen në këtë projekt. Bosnje Hercegovina, Mali i zi dhe Kosova e kundërshtojnë projektin për shkak të rrezikut nga Serbia, ndërsa vlen të thuhet se asnjë projekt tjetër nuk e ka ndarë faktorin politik shqiptar si Ballkani i Hapur.

5) Dhe e fundit por jo më e parëndësishmja, projekti i Ballkanit të Hapur nuk ka pasur të bëjë asnjëherë me mbajtjen larg të interesave ruse në rajon, pasi SHBA dhe BE, asnjëherë nuk e kanë përkrahur plotësisht këtë projekt. Diplomatët perëndimorë kanë theksuar gjithmonë se projekti që mbështesin në rajon është Procesi i Berlinit.

Kryeministri Rama është akuzuar shpesh se nuk ka një kredo, një sistem vlerash apo qëndrimesh politike të cilave t’u përmbahet në vijimësi. Përkundrazi për hir të qëllimit, ai është i gatshëm të flasë ndryshe në kohë të ndryshme, e në varësi të rrethanave të bëjë edhe deklarata të kundërta.

E konfirmoi edhe sot në Kosovë, kur shpjegoi marrëdhënien e tij me Vuçiç me të njëjtat argumenta që e kanë sulmuar të tjerët dhe që ai i ka kundërshtuar. Duket sikur i janë fshirë nga memoria gjithë çfarë ka thënë në të shkuarën, për të artikuluar ato që dje i kishte mohuar me ngulm./Lapsi.al



10 Comments

  1. Tani shpellkare filloni dhe shajeni nga fisi kete Kellicin e salihut por qe tani nuk i jep as doren kur para dy muajve e quante bashkepuntor te ngushte njelloj si tha per Lelen sot,salihu ju perdhunon dhe ju i thoni flm o shpellkare malok

    1. 70% e viseve të gadishullit Ilirik ku jetojmë prej mijra vitesh, janë shqiptarë malësorë, e malësorët cilësohen në gjithë botën si njerëz të lirë e trima që nuk e durojnë robërinë.
      Mbi 95% e rilindave e burrave më të shquar të kombit tonë, duke filluar që nga mbretërit e fiseve ilire si Aleksandri i Madh, Gjergj Kastrioti, apo ata që shkruajtën për herë të parë gjuhën shqipe si Buzuku, Bogdani etj,, kanë qenë malësorë e që ti krimb i ndyrë i shpellave të Karaburunit ku fshihen trafikantët e drogës e prostitucionit, i quan “malokë shpellk…”
      O kafshë zvaranike
      Ishin malsorët iliro-shqiptarë ata që bënë të mos shuhej kombi ynë duke luftuar me shpata, pushkë e penë të sulmuar nga hordhitë e ushtrive të huaja apo erdhacakët sllavë në gadishullin tonë e jo “fushorët” e sojit Haxhi Qamili apo kënetorët e Myzeqesë.
      Sigurisht kjo nuk do të thotë se nga zonat e ulëta të viseve iliro-shqiptare, nuk ka pasur njerëz të shquar patriotë e intelektualë të shquar antikomunistë, po nëse do ta mernim nocionin e “shpellarëve” si një metaforë e së keqes, shpellarë “pa din e iman” ishit ju fundërinat komuniste që e shkatëruat tragjikisht Shqipërinë që edhe pas tre dekadave që u rrëzua regjimi monist komunist, vazhdoni të kriminalizoni këtë vend me banda trafiqesh të ndyra.

  2. Ramebushtrra me harem dhe me patronazhistet e tije bitheshpelle.
    Gonorre e chobenerve te zbathur….pabukes e pa breke qe mjeruat shqiptarine nga 1941 deri sot…
    Zgjebe e kuqe.
    Mbeturinat e kombit.

  3. Këtu edhe agresioni i tyre barbar kundër Ukrainës fqinje. Këtu edhe investimi i tyre për të minuar demokracinë. Këtu edhe nxitja e trazirave, hedhja në sulm e “ radikalëve ” dhe “sovranistëve “ pro Moskës në vendet e Europës dhe Ballkanit.Qenke ngopur me mut gjate nates,o
    shpellkar malok i salihut

  4. Akom s’ka vendosur cmimin Bordi se rilindasi Taulant Palla nuk e ka dhene akoma direktiven.
    Keshtu qeveriset ky vend, me direktivat e partise nga Spiropali, Balla, Ahmetaj, Gjiknuri, etj dhe pastaj duhet te ju behet qejfi ne maksimum patronazhisteve se ato e mbajne gjalle kete palo “pushtet”.

    Parti – Edver jemi gati kurdohere!

  5. Vendimi/ Gjykata e Tiranës shpall “shpifës” Sali Berishën, si fabrikoi akuza të rreme për Edi Ramën

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *