• |
ide | kryesore

Diskutimet për ‘Sunny Hill’, ngjarja pasqyrohet dhe në mediat e huaja

-Instant, Lajme, Të fundit



Mediat ndërkombëtare i japin jehonë rikthimit të Festivalit  “Sunny Hill” në Prishtinë. Këtë herë prestigjiozja, “Billboard” i ka dedikuar një shkrim eventit të organizuar nga Dua Lipa.

Artikulli ka theksuar bashkëpunimin mes Qeverisë së Kosovës dhe autoritetet lokale për të sjellë në shtëpi një festival ndërkombëtar muzikor.  “Një javë më parë, Sunny Hill Festival njoftoi se po zhvendosej në Shqipërinë fqinje pasi një mosmarrëveshje politike midis partisë në pushtet të Kosovës dhe partisë në pushtet në Prishtinë i pengoi organizatorët të merrnin lejen për të mbajtur festivalin, i cili ka një kapacitet ditor prej 15,000” shkruan Billboard.

Më tej, “Billboard” bën me dije se për organizimin dhe artistët që do të përformojnë në këtë edicion të “Sunny Hill”, si Diplo, Skepta, DJ Regard, AJ Tracey, Mahmood, Burak, Elvana Gjata, Kida, Ledri Vula, Gheto Geasy dhe të tjerë.

Kjo ngjarje u pezullua në 2020 dhe 2021 për shkak të pandemisë. Ndryshe prejt viteve të kaluara Sunny Hill, do të mbahet edhe në Tiranë.



1 Comment

  1. Shqiptaret si ne Kosove apo Shqiperi duhet ti thirrin mendjes.Pra, nqs dikush, isi kjo familja LIPA, ndihet ne ato pozita te larta sa te na shantazhoje dhe te na kujtoje qe mi plotesoni kyushtet se ju keni nevoje per mua, ose ika, atehere ne duhet t;ia tregojme vendin e merituar ketij Dukagjinit te Thacit dhe vajzes se tij. BOJKOT. ASNJE qindarke mos harxhoni per ta. Po te jene patriota, i ofrojne keto “festivale” falas dhe jo me cmime stratosferike, plus dhe toke per 99 vite. Edhe politikane te meparshem sado te korruptuar qe kane qene, skane guxu ti japin me shume se 20-30 vite koncensione aeroportet apo ndonje miniere, e kjo zonjusha bashke me babain parazit, e dashkan per 99 vite. Epo t’i japim nje mesim te duhur.BOJKOT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *