• |
ide | kryesore

Gjendet arsenal armësh në garazhin e një pallati në Tiranë

Arkiva, Lajme, Të fundit
mjeku



Një tjetër arsenal armësh është zbuluar ditën e sotme në Tiranë.

Bëhet me dije se arsenali i armëve është gjetur në garazhin e një pallati 5-katësh te Liqeni i Thatë. Burim për media bëjnë me dije se policia ka sekuestruar pistoleta dhe armë sniperi.

Pritet njoftimi zyrtar i policisë në lidhje me arsenalin e armëve, teksa mësohet se armët janë çuar në laboratorin e ekspertizës për të parë nëse janë të përfshira në ngjarje kriminale. Deri më tani dyshohet se është një person i shoqëruar për arsenalin e armëve në Liqenin e Thatë.

Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë policia zbuloi një tjetër arsenal armësh në në rrugën “Shaqir Shima”, në Kodër Mëzez.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *