• |
ide | kryesore

Marrëveshja për administrimin e Butrintit/ Meta: Nuk mund ti kalojë OJF-ve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjatë një konference për mediet, presidenti Ilir Meta ka thënë se qëndrimi i tij ka qenë në mbrojtje të trashëgimisë kombëtare si në rastin e Teatrit ashtu edhe për çështjen e Butrinitt. Sipas tij Butrinti nuk mund të kalojnë në një organizëm shoqëror si OJF pasi nuk lejohet në kuadër të Konventës së Trashëgimisë Botërore të Parisit.

“Sipas Konventës së Trashëgimisë Botërore të Parisit përgjegjësia e ruajtjes dhe administrimit të pasurive që përbëjnë trashëgimi kulturore universale nuk mund të kalojnë në një organizëm shoqëror si OJF por ajo ngelet përgjegjësi e shtetit që ka nënshkruar konventën. Në asnjë rast nuk parashikohet që këto institucione të kenë të drejtë administimi të një pasurie me vlerë të tillë si Parku Kombëtar i Butrintit.”, tha Meta. 

I pyetur për hapat që do të ndërmarrë para apo edhe pas 24 korrikut, nëse ligji për Patkun Kombëtar kalon pavarësisht përpjekjeve të tij, Meta nuk dha një përgjigjë të prerë.

“Qëndrimet e mia si president kanë qenë të qarta në mbrojtje të trashëgimisë kombëtare si çështja e Teatrit dhe çështja për të cilën po diskutojmë. Unë besoj se relacioni është solid dhe shumë i argumentuar dhe dëshiroj që për çështje kaq të rëndësishme Kuvendi të mos votojë symbyllur dhe unë nuk kam asnjë arsye të paragjykoj vendimmarrjen e tij”, tha Meta.



2 Comments

  1. Pa dyshim qe pergjegjesia per ruajtjen Buntrintin si objekt historik me vlera te medha i takon shtetit por se çfare mjetesh perdore qeveria per ruajtjen dhe administrimin e Butrintit nuk di se ka ligj qe e ndalon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *