• |
ide | kryesore

Rama krah kryeministres finlandeze: Çfarë po ndodh në Ukrainë mund të vijë edhe këtu

-Instant, Lajme, Të fundit



Në një konferencë të përbashkët me kryeministren e Finlandës, Sanna Marin, e cila ka mbërritur në Tiranë në një vizitë zyrtare, kreu i qeverisë Edi Rama ka folur edhe mbi gjendjen e luftës në Ukrainë. Ndër të tjera kryeministri ka thënë se ajo që po ndodh në Ukrainë mund të vijë edhe në Ballkan sepse sipas tij rajoni është një hallkë delikate.

 

“Kur një vend tjetër nxirrte bishta për politikën e brendshme unë përdorja Finlandën e thoja si ka mundësi që nuk i ka këto probleme me ne megjithëse është vendi me standardet më të larta të transparencës. Ju jam mirënjohës. Nëse së bashku jemi në një front kundër agresionit rus në Ukrainë, Finlanda ka shumë për të treguar neve dhe të gjithë të tjerëve pasi për shkak të historisë dhe pozicionit të vet e njeh shumë mirë agresiorin dhe natyrën e tij, pasi ka nxjerrë shumë mësime nga fqinjësia me Rusinë. Mendoj që ka një zë shumë të respektueshëm se sa e rëndësishme është rezistenca dhe cila është lidhja që disa nuk duan ta bëjnë mes asaj që ndodh në Ukrainë dhe nëser mund të vijë këtu. Në këtë kontekst Ballkani është një hallkë e dobët delikate dhe për këtë arsye Finlanda ka shumë për të treguar këtu.”



36 Comments

  1. Nese keyo vende nuk bashkohen ne nato me siguri qe keto gjera qe po ndodhin ne ukrain do te ndodhin dhe ne vende te tjera

    1. po nga nato kush te shpeton o kar?

      futu ne kafazin e majtisteve qe te mos te te haje gogoli rus!!???

  2. Sa me shume masa te matin dhe sa me pare te beheminpjes e ktyre aleancave aq me shume do e ulim agresionin e rusis

  3. Per kete arsye ne duhet te jemi se bashku dhe te kemi bashkepunim me njeri tjetrin sepse duhet te ruhemi nga me e keqja duke e parandaluar ate cka tani po ndodh

  4. Nje gje shume e vertet.Ajo mund te vij dhe ketu dhe per kete arsye nuk duhet te rrim te percar por te mbledhim forcat se bashku per t dal nga kjo situat delikate

  5. Ta ka thene aleksanderi i sorrosit,apo i vucicit.ik mor kerme e ndyre qe po qelb gjithe boten.vetem tragjedi ke prodhuar o psikopat.vetem lufta ka ngelur.pty kurv.

  6. E mira do ishte te jemi te bashkuar ne menyre qe ti bejme balle agresionit Rus dhe mos ti lejojme qe te shkaktojne me shume deme sec kane bere

  7. sduhet ta lejojme qe rusia ta sjelli luften deri ne ballkan, por duhet te mbledhim forcat dhe te bejme te mundur ndalimin e luftes qe po ben Rusia

  8. Agresioni rus mund te hyje kudo por shqiperia ka mbeshtetje nga nato dhe nga vendet europiane dhe eshte pak me e veshtire te hyje ne shqiperi

  9. Ky eshte njemoment delikat per te gjithe sa me shpejt finlada te hy ne nate dhe vendinjone ne be aq me te sigurt do te jemi ndaj nje agresioni te mundshem rus

  10. Kame besimin se rama do e menaxhoj sa me mire kete situat dhe do mind ta ndaloj cdo kercenom ose agresion te mundshem

  11. Kjo qe ndodhi me Ukrainen uroj mos te ndodhe me ne asnje vend te botes,por dhe nese ndodh duhet te jemi te bashkuar e jo te percare.Rama po ben gjene e duhur!

  12. mund te ndodh qe te vijh dhe ketu por nese jemi te bashkuar nuk do e lejojme qe te nddodh kjo gje sepse jemi me te forte

  13. urojm qe kjo qe po ndodhd ne ukraine te mos ndodh askund, jemi kundra luftrave dhe e vtem pro paqes dhe te bashkuar jemi gjithmon me te fuqishem

  14. Si eshte e mundur xhanem,pellet ai dhe turren vrap debilat duke perseritur te njejten gje,gjithmone?
    Si nuk bene nje koment qe ia vlen te lexohet?
    Kujtojne vertet se po i ha njeri broçkullat e tyre,aq naive jane?
    Nga komentet duken rehat fare,po nje fjale e urte thote:nga kush eshte,shume eshte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *